BallinaLajmeDisa shkolla njoftojnë se nuk do ta mbajnë garën e diturisë –...

Disa shkolla njoftojnë se nuk do ta mbajnë garën e diturisë – ankohen në ministri

Të ngjajshme

Ernest Muçi befason, do jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës te Trabzoni!

Ernest Muçi është në dispozicion të Trabzonsporit, ndërsa në prag...

Skadon opsioni i blerjes së Rashford nga Barcelona

Barcelona mund të duhet të negociojë për vazhdimësinë e...

Pjesë e garës së diturisë që është paraparë të mbahet nesër nuk do të bëhen disa shkolla.

Shkolla “Ismail Qemali” në Prishtinë ka njoftuar se arsye për vendimin që të mos e mbajnë këtë garë janë shkaqet teknike.

“Organizatorët e kësaj gare, nuk na kanë sjellur testet në shkollë, çka e bënë të pamundur organizimin e saj”, thuhet në njoftimin e drejtorisë së shkollës.

Edhe dy shkolla nga Lipjani deri tash kanë dhënë njoftimin e njëjtë.

Nga shkolla “Ismail Luma” kanë njoftuar se ministria nuk i ka dërguar materialet e nevojshme duke e quajtur këtë papërgjegjësi të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Të njëjtat ankesa  ia kanë shfaqur edhe nga shkolla “Vëllezërit Domaneku” nga Topliqani, shkollë në të cilën nuk do të mbahet testi i diturisë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz