back to top
Friday, December 12, 2025
BallinaLajmeIsh-gjenerali shqiptar: Një ministër nuk pranoi të furnizonim me armë UÇK’në

Ish-gjenerali shqiptar: Një ministër nuk pranoi të furnizonim me armë UÇK’në

Të ngjajshme

22 vjeçari nga Kaçaniku vdiq në Kosovë, pak ditë pasi operoi lukthin në Turqi

Një 22 vjeçar nga Kaçaniku ka ndërruar jetë dje....

Presidentja Osmani niset për në Selinë e Shenjtë, do të takohet me Papën

Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë,...

Po shkëlqen te Trabzoni, presidenti flet për Muçin: Do ta marrim nga Besiktasi, do ta bëjmë…!

Presidenti i Trabzonsporit, Ertugrul Dogan ka folur për Ernest...

Milot Rashica pritet të rikthehet si startues te Besiktasi

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica pritet të...

Ish-gjenerali shqiptar i Divizionit të Kukësit, Kudusi Lame, ka rrëfyer për sfidat që ekzistonin për të transportuar armë nga Shqipëria drejt Kosovës.

Lame  ka thënë se personi i parë që i ka kërkuar ndihmë ka qenë Xhavit Haliti të cilit i ishte përgjigjur pozitivisht.

Ai tregon se pavarësisht se Shqipëria kishte mjaftë armë, transportimi i tyre drejt Kosovës ishte shumë i vështirë edhe për shkak të mbikëqyrjes ndërkombëtare.

“Sigurimi i armëve realisht ishte shumë i vështirë. Shqipëria kishte armë mjaft por kundërvënia e ndërkombëtarëve ishte e madhe. Kish një moskuptim edhe nga institucionet policore”, tha ai në RTV Dukagjini.

Ish-gjenerali shqiptar thotë se policia në kuadër të detyrës çdo transportim të armëve e konsideronte trafikim i armëve për përfitime materiale e jo gjest patriotik.

“Njëherë i kam thënë një ministri “duhen armë për UÇK-në”. Ai më tha “jo se do na akuzojnë për trafikantë”. I thashë “unë kam më shumë respekt për një trafikantë që më çon armë drejt kufirit dhe përfiton pesë lekë, por nuk kam respekt për asnjërin që pengon dërgimin e armëve””.

Lame thotë se ishte shumë e rëndësishme që armët që shkonin të front, pavarësisht se dikush mund të përfitonte materialisht.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz