back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePolicia interviston disa persona për vrasjen e 32-vjeçarit në Rahovec

Policia interviston disa persona për vrasjen e 32-vjeçarit në Rahovec

Të ngjajshme

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk del para gjykatës të martën

I dyshuari për vrasjen e Charlie Kirk pritet të...

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë: Mezi pres të bashkëpunojmë

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha,...

Hapet stacioni i kërkim-shpëtimit malor në Junik

Kryetari i Komunës së Junikut ka njoftuar për hapjen...

Oriola Marashi debuton në muzikë: Një kapitull i ri fillon sot

Oriola Marashi, një nga vajzat më të bukura dhe...

Dje Naser Murselaj, 32 vjeç, është gjetur i vrarë në oborrin e shtëpisë së tij në Qifllak të Rahovecit. Për vrasjen që sipas familjarëve mund të jetë kryer në ndonjë lokacion tjetër pastaj të riun e kanë sjellë pa shenja jete në oborr të shtëpisë, policia nuk e di motivin dhe as autorin. Deri më tani janë intervistuar disa persona.

Autori i vrasjes së Naser Muselajt është ende i lirë. Deri më tani janë intervistuar disa persona por nuk është identifikuar asnjë i dyshuar, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, respektivisht Sektori Rajonal për Hetime nga kjo Drejtori në bashkëpunim me prokurorin e çështjes janë duke punuar intensivisht për zbardhjen e rrethanave të krijuara në këtë rast. Meqenëse jemi në fazën fillestare të hetimeve deri më tani kemi intervistuar disa persona por akoma nuk kemi arritur të identifikojmë kryesin e mundshëm të kësaj vepre. Po ashtu deri më tani nuk dihet motivi i vrasjes”, tha Lirije Podrimaj, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës.

Vrasja e Naser Murselajn ka mbetur mister edhe për familjen. Në një bisedë për Gazetën Express, familjarët e tij thanë se familja nuk ka ndonjë person që dyshon se mund t’ia ketë marrë jetën 32-vjeçarit.

Djali i axhës së Naserit, Xhaviti, tha se krimi mund të jetë kryer jashtë oborrit të shtëpisë, sepse në vendin e ngjarjes (ku 32-vjeçari është gjetur i vdekur), nuk janë parë shenja të gjakut. Familja s’ka dëgjuar as krisma të plumbave.

Familja ka mohuar se Naseri ka qenë i futur në ndonjë problem, pasi për të thanë se ka qenë i pafjalë, i kulturuar dhe punëtor.

Vrasja e Naser Murselajt është e 14-ta me radhë brenda këtij viti në Kosovë. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz