back to top
Tuesday, December 16, 2025
BallinaLajmeMatoshi dhe ambasadori i Turqisë, Sakar dakordohen për bashkëpunim në fushën e...

Matoshi dhe ambasadori i Turqisë, Sakar dakordohen për bashkëpunim në fushën e mjedisit

Të ngjajshme

Konjufca: Lotët e nënës Rukë janë lot dhimbjeje dhe krenarie, askush s’mund t’i gjykojë

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka komentuar deklaratën...

Kjo është dhurata “modeste” që aktorja preferon për fundvit

Aktorja Blake Lively ka zbuluar se çfarë dhurate i...

LDK prezanton sot kandidatët për deputetë dhe programin politik

Lidhja Demokratike e Kosovës do të prezantojë sot 110...

Vdes kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës

Ka humbur jetën kandidati për deputet në Kuvendin e...

Modernizim dhe efikasitet më i lartë: FSK pajiset me veshmbathje dhe pajisje të avancuara

Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës shumë shpejt...

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, sot është takuar me Ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar , me të cilin ka biseduar për investimet e shtetit të Turqisë dhe bashkëpunimin në fushën e mjedisit.

Me këtë rast, ministri Matoshi tha se Turqia mbetet një partner serioz dhe një shtet i rëndësishëm për Kosovën si në investime ekonomike ashtu edhe në fushën e mjedisit.

“ Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me shtetin e Turqisë sa i përket fushës së mjedisit. Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka marrë një sërë masash teknike dhe ligjore për përmirësimin e ambientit”, tha ministri Matoshi.

Ministri Matoshi dhe ambasadori Sakar, kanë diskutuar edhe për iniciativën e fundit të MMPH-së për rregullimin e përdorimit të qeseve të plastikës, shisheve të plastikës dhe kënaçeve.

“ Çështja e përdorimit të qeseve të plastikës, shisheve, duhet të rregullohet sepse hedhja e tyre vend e pa vend nuk po jep një pamje të mirë për shtetin tonë”, deklaroi ministri Matoshi.

Ndërsa ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për mbështetje të Kosovës në fushën e mjedisit.

“ Qeveria ime është e interesuar të vazhdojë ndihmën për Kosovën. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ju dhe të gjejmë rrugën e duhur për investime në fushën e mjedisit”, tha ambasadori Sakar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz