BallinaLajmeTri opsionet e rrezikshme për Kosovën

Tri opsionet e rrezikshme për Kosovën

Të ngjajshme

“Makazze” dhe “Na’Vi” kualifikohen në një finale tjetër, ylli kosovar shkëlqen kundër ekipit rus

Ekipi “Natus Vincere” i njohur si “Na’Vi” është kualifikuar...

Ekspozita skandaloze dhe rimohuesit e zellshëm

Shkruan: Ndue Ukaj Ekspozita skandaloze në të vërtetë është ekspozita...

​Kthehet ora verore, të dielën akrepat do të lëvizin 60 minuta para

Nesër (e diel) kthehet ora verore. Akrepat do të...

Opsioni për ndërrim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka vdekur përfundimisht pavarësisht mesazheve të qarta që dolën në Samitin e Berlinit. Këtë ide vazhdon ta shtyjë përpara presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Analistët politikë vlerësojnë se përpos idesë për korrigjim të kufijve, opsion i rrezikshëm për vendin mbetet Asociacioni i Komunave Serbe me kompetenca ekzekutive ose autonomia për veriun, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht mesazheve të qarta që mori në Samitin e Berlinit për moslëvizje të kufirit Kosovë – Serbi, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po vazhdon të mos heqë dorë nga ideja për korrigjim të kufirit mes dy vendeve.

Një gjë të tillë kreu i shtetit nuk ka lënë pa e përmendur edhe në Tiranë, gjatë një takimi që ka pasur me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në kuadër të Samitit të Brdo-Brijunit, i cili u mbajt gjatë ditës së djeshme.

Përmes deklarimit të tij Thaçi tha se në takim me Ramën është diskutuar për nevojën e korrigjimit të padrejtësive historike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz