back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaShqiptareFlet Vuçiç: Pse nuk dola në foto me Ilir Metën

Flet Vuçiç: Pse nuk dola në foto me Ilir Metën

Të ngjajshme

Arrestohet i dyshuari për vrasje të rëndë në tentativë në Vushtrri

Policia e Kosovës ka arrestuar një person që ishte...

Krishtlindjet festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë kur ndezen dritat

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, iu...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Në mediat serbe ka bërë jehonë një incident në nisje të samitit të Brdo-Brijunit me krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Tiranë.

Kanë bërë xhiron e rrjeteve sociale pamjet se si Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk qëndroi për të bërë një foto me Presidentin shqiptar Ilir Meta, presidenten e Kroacisë, Kitarovic dhe atë presidentin slloven, Pahor.

Ky moment ka marrë komente të shumta. Fillimisht u tha se ishte Vuçiç ai që nuk pranoi të dalë në foto. Më pas kishte komente se bëhej fjalë për një keqkuptim. Mbi të gjitha këto vetë Vuçiç ka thënë për mediat serbe se ishte një keqkuptim.

“Kam qenë pjesë e fotos zyrtare. Kur sheh dikë, shkon dhe i shtrëngon dorën. Këtë kam bërë me Kolindën, Pahorin dhe Metën, por ajo nuk ishte diçka zyrtare”  tha Vuçiç.

Ndërsa për atë shtrëngim duarsh me Hashim Thaçin në prezencë të Federica Mogerinit, Vuçiç tha se e kishte parë dhe i kishte dhënë dorën.

Nëse tani po merreni se ishte një shtrëngim duarsh i ftohtë, apo nuk e di. Merreni si të doni. Ishte një takim në një bufe ku kishte edhe çaj të ngrohtë” – e ka mbyllur Vuçiç.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz