back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeLajm i mirë për turistët nga Kosova nëse shkelin rregullat e komunikacionit...

Lajm i mirë për turistët nga Kosova nëse shkelin rregullat e komunikacionit në Shqipëri!

Të ngjajshme

Kandidatura e Shukri Bujës për Lipjanin, çfarë mesazhi mori nga Hashim Thaçi?

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja,...

Të shtëna me armë në Prishtinë, s’ka të lënduar

Një gjuajte me armë zjarri është raportuar në orët...

Ruzhdi Shehu hap zyrtarisht fushatën në Junik: Na priftë e mbara

Kandidati i LDK-së për kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu,...

Kuvendi ka kaluar ditën e sotme ndryshimet në nenin 127, pikën 3 të Kodit Rrugor, specifikisht për pezullimin e patentës së shtetasve të huaj që bëjnë shkelje në territorin e Shqipërisë.

Sipas amendamentit të ri, të propozuar nga deputeti Pjerin Ndreu dhe të kaluar në Kuvend me 90 vota, emigrantët, turistët e huaj apo dhe qytetarët e Kosovës nuk do të presin më në rradhë për të marrë patentën e cila ju pezullohej nëse bënin shkelje në Shqipëri.

Në bazë të amendamentit të ri, shtetasit e huaj apo emigrantët që bëjnë shkelje në Shqipëri do ta paguajnë gjobën në vend dhe më pas do të vazhdojnë udhëtimin e tyre.

‘Amendamenti im per ndryshimin e nenit 127, pika 3 te Kodit Rrugor kaloi me 90 vota. Tashme emigrantet me patenta te huaja, shtetasit shqipetar te Kosoves dhe kudo ndodhen, si dhe turistet e huaj nuk do vuajne kalvarin e tmerrshem te pezullimit te patentes, por ne deshire te tyre do paguajne gjoben ne vend per shkeljen dhe do vazhdojne rrugen !

Falenderoj koleget deputete te pozites dhe opozites qe votuan per lehtesimin e kesaj procedure skandaloze qe ishte bere tmerri i cdo personi me patente te huaj !’, shkruan Pjerin Ndreu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz