back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeDhjetëra studentë e inxhinierë i bashkohen Vetëvendosjes

Dhjetëra studentë e inxhinierë i bashkohen Vetëvendosjes

Të ngjajshme

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Sot në Lëvizjen Vetëvendosje janë anëtarësuar dhjetëra të rinj, ndër ta asistentë, inxhinierë e studentë të drejtimeve të ndryshme nga Universiteti i Prishtinës.

Vetëvendosje ka shkruar në Facebook se anëtarësimi i të rinjve sot është hap që i paraprinë një qeverisjeje të re që do të sjellë zhvillim e mirëqenie dhe drejtësi e barazi për të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë i VV’së:

Dhjetëra studentë e inxhinierë i bashkohen Lëvizjes

Sot mirëpritëm në Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhjetëra studentë ndër ta asistentë, inxhinierë e studentë të drejtimeve të ndryshme nga Universiteti i Prishtinës.

Orientimi i drejtë politik i shoqëruar me vullnetin për angazhim dhe ngritjen profesionale janë më se të domosdoshme për Lëvizjen tonë që synon ndryshime rrënjësore në shoqëri. Ata që po duan të lënë rininë e Kosovës pa alternativë duke tentuar t’i largojnë nga vendi në fakt i ka ata bërë ata edhe më të bindur se vendi duhet ndryshuar dhe ndryshimi është Lëvizja VETËVENDOSJE!.

Vrulli i anëtarësimeve të të rinjve e studentëve në Lëvizje është hap që i paraprinë një qeverisje të re që do të sjell zhvillim e mirëqenie dhe drejtësi e barazi për të gjithë qytetarët.

Të Fundit

Sport

ShowBiz