back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeArdian Gjini ia kthen ashpër Edi Ramës: Nuk je mbret, je krejt...

Ardian Gjini ia kthen ashpër Edi Ramës: Nuk je mbret, je krejt cullak!

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Kryetari i Gjakovës, njëherish edhe nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për ‘thumbimet’ drejt Haradinajt në takimin e sotëm në Tiranë.

Gjini ka thënë se Rama jo vetëm që ka hyrë në valle të ndarjes së Kosovës, por edhe krejt publikisht ka lobuar për një skenar të tillë që nga vera e vitit të kaluar.

“Tani, kur ky ‘projekt’ antishqiptar është pothuajse i vdekur, Rama po provon t’i bëjë dy punë krejt palidhje; provon që në të njëjtën kohë ta shpëtojë projektin pothuajse të vdekur si dhe të shfajësohet për nisjen e tij. Po në të njejtën kohë, skuqet sysh kur dikush ia thotë të vërtetën. Mbreti është cullak. Rama është lajthitur kur ka menduar se e ka blerë mbështetjen e shqiptarëve me një fjali në Beograd (dhe atë në marrëveshje me mikun e tij Aleksandër)”, ka thënë Gjini, përcjell Ballkani.info.

Tutje, i pari i Gjakovës e ka akuzuar Ramën edhe rreth deklaratave për ndarjen e Kosovës, duke e quajtur ‘gënjeshtar’.

“Rama, je vetëm një politikan skajshëm oportunist. Nuk je fare mbret, je krejt cullak. Dhe kur flet për ndarje të Kosovës, po gënjen sa je i madh ti vet. Dhe je goxha i madh, nja njëqind kile mish. Edhe nëse bota kthehet mbrapsht, Ramush Haradinaj do të mbetet hero, edhe i luftës edhe i pasluftës. Ndërsa ti, një dikush qe ka dashur të bëhet mbret por ka mbetur cullak. Tani gjeje vet se kush janë gomerët, gënjeshtarët e psikopatet”, ka përfunduar Gjini.

Kujtojmë se gjatë takimit të sotëm në Tiranë, Rama kishte mohuar zërat se ka pasur një ‘projekt’ për ndarjen e Kosovës. /Ballkani.info

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz