back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaBotëKamera e trafikut fotografon pëllumbin që fluturonte me shpejtësi 45 kilometra në...

Kamera e trafikut fotografon pëllumbin që fluturonte me shpejtësi 45 kilometra në orë

Të ngjajshme

FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138-ta në botë

Forca e Sigurisë së Kosovës sipas platformës prestigjioze online,...

“Qajte se të la”, Alba përplaset me Dolcen për Limin

Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Alba dhe...

Mot i vranët e me shi

Sot pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa...

Një pëllumb është fotografuar nga radari i shpejtësisë në Gjermani pasi u kap duke fluturuar me shpejtësi 45 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është më e vogël se kaq.

Policët gjermanë bënë shaka dhe ia shqiptuan pëllumbit një gjobë për tejkalimin e shpejtësisë maksimale të lejuar.

Pëllumbi i shpejtë u fotografua në qytetin e Bocholtit, i cili shtrihet në pjesën perëndimore të Gjermanisë, më saktësisht në rajonin Rhines Veriore.

Sipas autoriteteve lokale të këtij qyteti, pëllumbi ishte duke fluturuar me shpejtësi prej 45 kilometrash në orë në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 30 kilometra në orë.

Pëllumbi ishte fotografuar në muajin shkurt, por fotografia e tij është publikuar tash nga autoritetet lokale pasi policia zbuloi se çfarë e kishte nxitur kamerën automatike ta shkrepte pamjen.

Zëdhënësi i qytetit tha me shaka: “Se a dëshiron ta paguajë zogu i shpejtë gjobën apo jo, kjo mbetet pyetje e hapur. Ne nuk duam që të hapim hetime për këtë”.

Sidoqoftë, sipas ekspertëve, pëllumbi ka qenë duke fluturuar në shpejtësi të zakonshme për të sepse shpejtësia mesatare e fluturimit të këtij lloji të zogut është 125 kilometra në orë, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Të Fundit

Sport

ShowBiz