back to top
Thursday, December 4, 2025
BallinaLajmeEkskluzive: Kryetari i Llapit me super premi për lojtarët e tij për...

Ekskluzive: Kryetari i Llapit me super premi për lojtarët e tij për ndeshjen ndaj Prishtinës

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: AAK dhe LDK patën komunikim për listë të përbashkët

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut...

Haradinaj: Asnjë lëvizje në luftë nuk është bërë pa miratimin e SHBA-së

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se gjatë...

Çfarë po ndodh me Liverpulin? Sunderland hesht ”Anfieldin”

Sunderland ka kaluar në epërsi ndaj Liverpulit. Chemsdine Talbi heshti...

Sami Kurteshi sulmon keq mediat – Gazetarët i quan “vrasës me pagesë”

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, ka...

Të shtunën na pret një nga ndeshjet më interesante të Ipko Superligës së Kosovës.

Skuadra e Prishtinës pret Llapin në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 16:00 – në kuadër të xhiros së 31’të të Ipko Superligës së Kosovës, përcjell GazetaBlic.

Llapi dhe Prishtina janë duke luftuar për titullin kampion, andaj kjo ndeshje pritet të jetë shumë e ‘nxehtë’ – për vazhdimësinë e kampionatit.

Llapi ndodhet në pozitën e dytë me 69 pikë – po aq sa Prishtina që ndodhet një pozitë më poshtë (3).

Kryetari i klubit të Llapit, Beqir Batatina ka ofruar premi të jashtëzakonshme për futbollistët e tij – në rast se ‘llapjanët’ fitojnë duelin ndaj ekipit të Mirel Josës.

“Po, ne besojmë në fitore në këtë takim. Premia për ekipin në rast të fitores do të jetë përafërsisht 20 mijë euro”, ka bërë të ditur Beqir Batatina për ‘GazetaBlic’.

Kreytari i ri i zgjedhur në nëntor të vitit 2018, është vëllau i trajnerit Tahir Batatina.

Familja Batatina po punon jashtëzakonisht shumë që të sjellë trofeun e parë në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’, andaj premiat po vazhdojnë – si një motivim shtesë për lojtarët e klubit.

Vlen të theksohet se lider i Ipko Superligës së Kosovës vazhdon të jetë Feronikeli me 71 pikë të grumbulluara pas 30 xhirove.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz