BallinaSportKundërshtari e paralajmëron Haxhi Krasniqin para meçit të 11 majit

Kundërshtari e paralajmëron Haxhi Krasniqin para meçit të 11 majit

Të ngjajshme

Supergoli i Messit nuk i mjafton Inter Miamit, u mposhtën nga Orlando City

Lionel Messi po vazhdon superformën e tij me Inter...

Kontratat kolektive, Rama: Rreth 12 milionë euro i janë marrë kryeqytetit për vendime gjyqësore

Vendimet gjyqësore si pasojë e kontratave kolektive në Kosovë...

Një grua rreth 44 vjeç u dërgua në Urgjencë në Podujevë, mjeku konstatoi vdekjen e saj

Sipas njoftimit të policisë, të shtunën mjeku kujdestar ka...

Zeka: Kriza politike po i rrezikon investimet e huaja në Kosovë

Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian...

Stefan Hartel është i bindur se do ta fitojë duelin me Haxhi Krasniqin, për t’ia marrë atij brezin e artë të kampionit evropian në boksin profesionist, në meçin e së shtunës në Gjermani/

Haxhi Krasniqi do të boksojë këtë të shtunë me boksierin gjerman, Stefan Hartel, në meçin që do të zhvillohet në Magdeburg të Gjermanisë, shkruan Gazeta Express.

Boksieri kosovar do të mundohet ta mbrojë titullin e kampionit evropian në boksin profesionist në meçin e 11 majit.

Mirëpo, kundërshtari i tij, Hartel, i cili në karrierë ka 17 fitore e 1 humbje, e ka paralajmëruar boksierin junikas se do ta mposhtë të shtunën.

“Lufta me fjalë, nuk çon peshë për mua. Unë do ta mposht Robinin në ring me aftësitë e mia teknike. Jam më i fokusuar dhe ushtrimet e mia e kanë moton: ‘ushtro fort, por mençur’. Unë nuk kam nevojë t’ia tregoj askujt trupin tim me zinxhirë hekuri të rëndë. Unë nuk kam qenë kurrë më parë më ‘fit’ sesa para këtij meçi dhe e di se si ta shfrytëzojë këtë mundësi”, ka thënë boksieri gjerman.

Meçi ndërmjet Krasniqit dhe Hartel do të zhvillohet të shtunën mbrëma, duke filluar rreth orës 23:00. /Gazeta Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz