back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeGjermania zgjedh Serbinë për investime, SHBA’të Kosovën

Gjermania zgjedh Serbinë për investime, SHBA’të Kosovën

Të ngjajshme

Investimi i kompanisë ‘MTU AERO ENGINES’ në shtetin serb, dhe ivestimi gjigantit amerikan, ‘General Electic’ për ndërtimin termocentralit të ri të Kosovës, Kosova e Re, tregon se Gjermnia ka zgjedhur Serbinë për investime, e ShBA’të Kosovën, transmeton Gazeta Metro.

Njoftimi i fundit nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic tregon për shkuarjen e një investitori të madh gjerman në shetin serb.

Bëhët fjalë për kompaninë ‘MTU AERO ENGINES’, e cila rangohet në rangun e kompanive më të mëdha të teknologjive në botë.

Kompania në fjalë cilësohet si prodhuesi kryesor gjerman i motorëve të avionëve. Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe MTU Aero Engines AG, Vucic tha se kompania ajrore më moderne ka mbërritur në Serbi dhe se një e treta e të gjithë avionëve në botë kanë aksione në këtë kompani.

“Ky është një projekt i madh, i një rëndësie të madhe për ne, që do të thotë një jetë e re e teknologjisë së Serbisë”, tha Vucic.

Por përkunder shetit gjerman i cili po investon në Serbi, në Kosovë po investon shteti mik i kosovarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

ContourGlobal dhe Qeveria e Republikës së Kosovës kanë informuar mbi përzgjedhjen e konglomeratit amerikan General Electric (GE) për inxhinieringun, prokurimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen afatgjate të termocentralit të ri të Kosovës, ‘Kosova e Re’.

Vendimi erdhi pas shqyrtimit rigoroz të ofertave të pranuara nga udhëheqës botëror të ndërtimit të termocentraleve efiqiente dhe moderne, me ndikim minimal në mjedis dhe komunitet.

Në vitin 2018, General Electric u vendos në mesin e Fortune 500 si ndërmarrja e 18-të më e madhe në SHBA nga të ardhurat bruto. GE është e vlerësuar në treg me vlerë prej mbi 150 miliard dollarësh.

Ndryshe, kompania shquhet si ndër ndërmarrjet më të mëdha dhe më të vjetra energjetike në botë. Madje, ajo vlerësohet si kompania që ndriqoi gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot, projektet energjetike të saj gjenerojnë 1/3 e gjithë energjisë elektrike në botë.

Rreth 90% të pajisjeve të transmetimit të energjisë elektrike janë të teknologjisë së General Electric. Thomas Edison, ndër zbuluesit më të shquar Amerikan, ka themeluar General Electric më 1892.

Që atëherë, kompania ka vazhduar rrugëtimin dhe në vitin 2012 është shpallur kompania e katërt më e madhe në botë nga Forbës Global 2000.

Sot, General Electric numëron diku rreth 300,000 persona të punësuar. Në Evropë, përvec projektit të ndërtimit dhe të mirëmbajtjes afatgjate të termocentralit Kosova e Re, General Electric është kontraktuar për të udhëhequr kontratën madhore 1000 megavatëshe për ndërtimin e termocentralit nga qymyri Ostroleka C në Woni. /gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz