back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajme“Politco” zbulon bisedën Macron-Haradinaj

“Politco” zbulon bisedën Macron-Haradinaj

Të ngjajshme

Nis Kuvendi i LDK-së, pritet të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut

Ka nisur punimet Kuvendi i LDK-së. Në këtë Kuvendi,...

E dhimbshme: Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Muhamet Bushi

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Pas shumë deklaratave që pasuan Samitin e Berlinit gjiganti mediatik “Politico” ka marrë përsipër të hedhë dritë mbi prapaskenat e kësaj mbledhjeje.

Në një artikull të fundit ka shkruar për një përplasje mes Presidentit të Francës Emmanuel Macron dhe kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Duke cituar burime nga brenda takimit, “Politico” shkruan se lideri francez e kishte humbur toruan, pasi ishte përpjekur për orë me radhë për të zbutur tensionin ekzistent mes Kosovës dhe Serbisë.

Macron kërkoi vazhdimisht një lëshim nga Haradinaj, për çështjen e taksës, por u përball me përgjigje negative të këtij të fundit.

Duke ngritur zërin, Presidenti i Francës më pas i ka thënë Hardinajt se nuk është në pozita për të kërkuar asgjë në termat e proceseve integruese.

Pas kësaj debati është zhvendosur në një nga ballkonet e kancelarisë gjermane, ku gjatë diskutimeve informale Merkel dhe Macron e morën Haradinajn më vete duke i kërkuar shfuqizimin e taksës 100 % dhe duke i kërkuar nga ana tjetër rrugën e udhëtimit pa viza në Europë.

Image may contain: 8 people, people standing and suit

Gjithsesi edhe në këtë përpjekje, Haradinaj nuk ka pranuar të dorëzohet duke thënë se kërkon më parë njohjen nga Serbia. shkruan Alsat-M.

Politico arsyeton se kjo qëndresë e kryeministrit mund të shfrytëzohet nga ai për më shumë popullaritet në politikën e brendshme.

Të Fundit

Sport

ShowBiz