back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeGoga: Në Pejë, serbët dhe malazezët gjatë Ramazanit nuk hanin në rrugë...

Goga: Në Pejë, serbët dhe malazezët gjatë Ramazanit nuk hanin në rrugë për respektim të shqiptarëve (Video)

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Pejës, Enes Goga ka qenë i ftuari i kësaj jave në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ku ka folur për Ramazanin dhe tema të tjera.

Goga ka thënë se agjërimi është obligim për çdo besimtar dhe besimtare të rritur dhe që është i aftë mendërisht, por ai thotë se te shqiptarët kemi edhe një presedan tjetër.

“Agjërimi është obligim për myslimanët përafërsisht nga mosha 14-15 vjeç, Por te ne shqiptarët jemi edukuar që të fillojmë agjërimin edhe para kësaj moshe. Edhe pse ndoshta nuk kemi mundur të agjërojmë tërë ditën, ne kemi provuar të agjërojmë një pjesë të ditës që të përjetojmë një ndjenjë kaq të bukur”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Krye imami i Pejës ka thënë se te shqiptarët agjërimi është edhe traditë e vjetër me qindra vite por është obligim e jo adet.

Goga ka thënë se Islami te shqiptarët duhet të analizohet në periudha të ndryshme për të ardhur në një konkluzion nëse ka sot apo dikur më shumë besimtarë.

“Nëse marrim periudhën para luftës së parë botërore në krahasim me kohën e tanishme, ka pasur më shumë njerëz që kanë falur namaz. Ne kemi njerëz sot, që janë dëshmitarë të gjallë e që tregojnë se në kohën e Ramazanit qytetarët e etnive tjera si serbët apo malazezët, për hatër të Ramazanit, në rrugët e Pejës nuk kanë ngrënë apo pirë, në respekt të bashkëqytetarëve shqiptar që kanë agjëruar”.

Hoxha nga Peja ka thënë se megjithatë edhe në ditët e sotme xhamitë në Kosovë ditëve të premte janë të mbushura e të stërmbushura sidomos në qytete./Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz