back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeDalin pamjet e aksidentit të rëndë në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë

Dalin pamjet e aksidentit të rëndë në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë

Të ngjajshme

Një aksident ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, nga i cili kanë mbetur persona të lënduar. Lexuesit i kanë dërguar Expressit pamje nga aksidenti ku shihet i rrokullisur një furgon.

Policia Rajonale e Prishtinës ka thënë se në orët e mbrëmjes së të shtunës ka ndodhur një aksident mes një veture dhe një furgoni.

“Rreth orës 21:30 ka ndodhur një aksident trafiku ne rr. Prishtinë-Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një furgon dhe një veture, ku janë lënduar tre persona, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale, per Express.

Në raportimet rreth aksidentit thuhet se furgoni është rrotulluar i tëri.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet nga aksidenti:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz