Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrrisë përmes një reagimi në faqen e saj në facebook ka sqaruar rreth lajmeve se deputetja Xhevahire Izmaku që vjen nga Vushtrria ka marrë më së paku vota.
Në sqarimet e saja thuhet se votimet janë për Këshill Drejtues dhe jo kryesi të degës së PDK-së ashtu siç është publikuar në mediume të caktuara, me çka sipas tyre shkruar në këtë reagim demaskohet publikisht tendenca për të njollosur strukturat dhe deputeten në fjalë.
“Nderkohë gjithashtu vlen të theksohet se deputetja Xhevahire Izmaku nuk është futur në garën për delegate në Konventen Qëndrore të Partisë pasiqë “Rregullorja e Punës” e dërgon atë “ex- officio” pra automatikisht nga pozita e deputetes së parlamentit të Kosovës.” thuhe tutje në reagimin e lëshuar nga Dega e PDK-së në Vushtrrisë.
Në vijim gjeni të plotë reagimin e lëshuar nga Dega e PDK-së në Vushtrri pa ndërhyrje.