back to top
Friday, December 5, 2025
BallinaLajmeSindikata e PTK-së i reagon Z-Mobile: Punëtorët e Telekomit nuk do të...

Sindikata e PTK-së i reagon Z-Mobile: Punëtorët e Telekomit nuk do të rrijnë duarkryq, djersën tonë nuk do ta gëzoni!

Të ngjajshme

KQZ lajmëron qytetarët: Edhe 1 ditë keni afat për të ndryshuar Qendrën e Votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) njofton qytetarët se kanë...

LIVE: Këtu mund ta shikoni shortin për Kupën e Botës

Në ShBA ka filluar ceremonia për hedhjen e shortit...

Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor

Shtëpia e futbollit FIFA e ka bërë publike orarin...

Donald Trump merr një çmim special nga Infantino

Të gjithë sytë janë nga Uashingtoni, aty ku do...

Sindikata e PTK-së përmes një kumtese ka reaguar lidhur me kërcënimin e Z-Mobile ndaj Telekomit të Kosovës për ekzekutimin e vendimit të Arbitrazhit.

FSP e PTK-së ka njoftuar se punëtorët e Telekomit nuk do të rrijnë duarkryq përballë shkaktarëve të dëmtimit të PTK-së.

“Nëse dikush tenton që 2500 punëtorë të Telekomit t’i le pa punë duke ua vjedhur hapur të hyrat e tyre, si dhe 1100 punëtorë të Postes të cilët varen edhe nga të hyrat e Telekomit, ne i paralajmërojmë fuqishëm se me djersën tonë nuk do ta gëzojnë dot si pasuri të tyre”, thuhet në reagimin e tyre.

Po ashtu kjo sindikatë ka ftuar Prokurorinë e Shtetit që të ndërhyjë në proces për t’i penguar procedurat përmbaruese në lidhje me Telekomin.

“FSP-PTK për herë të fundit kërkon nga te gjitha institucionet qe çdo veprim i një anshëm i kompanisë z-Mobile do të shkaktojë trazira sociale dhe protesta të pa-ndalshme, për pasojat e të cilave do të jenë përgjegjës vet kompania Z-Mobile si dhe institucionet përgjegjëse të shtetit”, thuhet mes tjerash në reagim.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë:

PUNËTORËT DO TË DIJNË TA MBROJNË TELEKOMIN E KOSOVËS DHE NUK U FRIKËSOHEN SHANTAZHEVE QË U VIJNË NGA KORRUPSIONI DHE KRIMI I ORGANIZUAR

Lidhur me kërcënimin e Z-Mobile ndaj Telekomit të Kosovës për ekzekutimin e vendimit të Arbitrazhit, ju bëjmë me dije edhe pronarëve të Z-Mobile por edhe qeverisë se ata do të jenë përgjegjës për kaosin social që mund të shkaktojë ekzekutimi i këtij vendimi. Ne tashmë nuk do të rrijmë durakryq përballë të drejtës sonë për ta mbrojtur kompaninë. Opinioni publik tashmë e di mirë se kush janë shkaktarët e vërtetë të dëmtimit të Telekomit.

Kjo u vërtetua edhe në seancat ndëgjimore të komisionit hetues të Parlamentit të Republikës së kosovës. Sa për ilustrim, shihni deklarimin e kreut të ARKEP-it, z. Kreshnik Gashi, i cili tha se, “Telekomi ka shumë sfida dhe rrezikohet nga operatorët e tjerë virtualë”. Pra, dhe sipas institucionit përgjegjës për rregullimin e tregut të telekomunikimeve elektronike lexohet qartë se Telekomi rrezikohet nga Z-Mobile.

Prandaj, punëtorët e Telekomit të Kosovës nuk do të rrijnë më duarkryq përballë shkaktarëve të dëmtimit të Telekomit të Kosovës. Nëse dikush tenton që 2500 punëtorë të Telekomit t’i le pa punë duke ua vjedhur hapur të hyrat e tyre, si dhe 1100 punëtorë të Postes të cilët varen edhe nga të hyrat e Telekomit, ne i paralajmërojmë fuqishëm se me djersën tonë nuk do ta gëzojnë dot si pasuri të tyre.

I bejmë thirrje Prokurisë se republikës së Kosovës, që
duke pasur parasysh të gjitha rrethanat korruptive që kanë çuar në një vendim të tillë të Arbitrazhit, të ndërhyjë dhe të suspendojë procedurat e tilla përmbaruse që kanë lidhje me Telekomin. Përndryshe, ne, punëtorët e Telekomit jemi të gatshëm që me të gjitha format ta ndalojmë zhvatjen e miliona eurove tona nga kompania Z-Mobile.

FSP-PTK për herë të fundit kërkon nga te gjitha institucionet qe çdo veprim i një anshëm i kompanisë z-Mobile do të shkaktojë trazira sociale dhe protesta të pa-ndalshme, për pasojat e të cilave do të jenë përgjegjës vet kompania Z-Mobile si dhe institucionet përgjegjëse të shtetit.

FSP-PTK

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz