BallinaRegjionaleJa kush zgjidhet kryetar i PDK-së në Vushtrri

Ja kush zgjidhet kryetar i PDK-së në Vushtrri

Të ngjajshme

Shendrit Lumi ndez debat për “West Side Family”: Gen Z nuk i ndjek më artistët e vjetër

Gazetari dhe gjysmëfinalisti i “Big Brother VIP Albania 5”,...

Ben-Meir: Kriza politike rrezikon dialogun me Serbinë dhe integrimin euro-atlantik të Kosovës

Dështimi për të zgjedhur Presidentin e vendit brenda afatit...

Parashikimi i motit për të enjten

Të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët...

Nagavci: PDK edhe LDK i patën qëllim zgjedhjet

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Nagavci: Opozita e shfrytëzoi postin e presidentit, zgjedhjet s’do të sjellin rezultat të ri

Ish-deputetja, Arbërie Nagavci goditi opozitën duke thënë se “është...

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot kuvendin zgjedhor në Degën e Vushtrrisë, ku delegatët e pranishëm kanë zgjedhur kryetar të degës Kurtan Kajtazin, ndërsa ka zgjedhur edhe Këshillin Drejtues prej 71 anëtarëve, si dhe 25 delegatë për Konventën Qendrore.

Në emër të Komisionit zgjedhor të Degës, Lorik Maxhuni prezantoi sukseset e 58 kuvendeve të nëndegëve ku kanë marrë pjesë mbi 4.000 anëtarë të cilët zgjedhën drejtuesit e nëndegëve dhe delegatët e kuvendit zgjedhor të degës.

Në emër të Kryesisë qendrore dhe në emër të kryetarit Kadri Veseli, delegatët e kuvendit zgjedhor në Vushtrri i përshëndeti ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Ai falënderoi të gjithë mbështetësit e Partisë Demokratike të Kosovës për një angazhim të jashtëzakonshëm në procesin e brendshëm zgjedhor dhe për jetësimin e platformës Dekada e Re e cila siç tha Tahiri do ta transformojë dhe zhvillojë Kosovën në rrugën drejt integrimeve euro atlantike.

“Pas angazhimit të mijëra anëtarëve, pjesëmarrësve dhe mbështetësve të PDK-së, sot përmbyllëm me sukses kuvendin zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës në Vushtrri, duke ia shtuar kështu edhe këtë qytet unik, hartës së qyteteve që për muaj me radhë i dhanë shpirt Dekadës së Re dhe vizionit të liderit të PDK-së, Kadri Veseli. Tashmë ka mbetur edhe pak kohë nga momenti kur Partia Demokratike e Kosovës, kulturën e lartë politike të gjeneruar përmes zgjedhjeve të brendshme nëpër degë, ta bartë në zgjedhjen e strukturave të reja të saj në nivel kombëtar. Fryma e Dekadës së Re që është duke zënë vend legjitim dhe jashtëzakonisht të fuqishëm në shoqërinë tonë do ta prodhojë një formulë të progresit, zhvillimit dhe ngritjes së njeriut të Kosovës në vendin që atij i takon me të drejtë. Kjo formulë e legjitimuar në çdo fshat dhe qytet, do materializohet në çdo segment nga Kadri Veseli, kryeministri n ë ardhje i Republikës së Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Në emër të Komisionit Qendror zgjedhor të PDK-së, foli Bajrush Xhemajli, i cili tha se anekënd Kosovës në 39 degët dhe 1.141 nëndegët e saj, PDK ka një mobilizim të jashtëzakonshëm, duke vendosur standardet më të larta të demokracisë.

Të pranishmit në degën e Vushtrrisë i përshëndetën edhe deputetja Xhevahire Izmaku dhe ish kryetari Bajram Mulaku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz