back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportSot, ndeshje të vështira për Feronikelin dhe Prishtinën

Sot, ndeshje të vështira për Feronikelin dhe Prishtinën

Të ngjajshme

Xhiroja e 30-të e Superligës së Kosovës hapet me dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Kur kanë mbetur edhe pak xhiro deri në përfundim të sezonit, gara për titull në elitën e futbollit të Kosovës, vazhdon të mbetet e paqartë, me tri skuadra që kërkojnë lavdinë këtë vit.

Feronikeli, Prishtina dhe Llapi, me paraqitjet e tyre në ndeshjet e fundit, kanë dhuruar një garë të denjë titulli, diçka që nuk është parë me vite në futbollin e Kosovës.

Dy të parët, Feronikeli dhe Prishtina, sot (e shtunë), zhvillojnë ndeshjet e javës së 33-të.

Në stadiumin ‘Bajram Aliu’, Drenica takohet me Feronikelin, në ndeshjen që fillon nga ora 16:00.

Në orar të njëjtë luhet edhe ndeshja tjetër në Gjilan, ku kampionët në fuqi, skuadra e Dritës, takohet me Prishtinën./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz