BallinaLajmeDetaje të reja: Arrestohen 5 kushërinj për vrasjen e 59 vjeçarit

Detaje të reja: Arrestohen 5 kushërinj për vrasjen e 59 vjeçarit

Të ngjajshme

Arrestohet një 32 vjeçar për grabitje në kryeqytet

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë. I...

KFOR kryen inspektim në minierën e Trepçës

Specialistët e Sigurisë së Eksplozivëve të Forcës së Kosovës...

PSG-ja i beson plotësisht Luis Enriques: gati kontrata e re deri në vitin 2030

Paris Saint-Germain duket se ka vendosur ta ndërtojë të...

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Vrasje e rëndë me mjete të forta të 59 vjeçarit në fshati në Sadovinë të Vitisë, ka ndodhur për shkak të disa probleme pronësore mes dy familjeve, transmeton Gazeta Metro.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka treguar se për këtë rast janë arrestuar pesë persona për shkak të veprës penale ‘Vrasje’ dhe janë dërguar për 48 orë burgim.

Viktima e rastit M.I. (1960), është i afërm i të dyshuarve – kushëri i tyre, me ç’rast dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

Njoftimi i plotë nga Prokuroria:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se sot, më 2 maj 2019, rreth orës 09:30 minuta, në fshatin Sodovinë e Qerkezve, komuna Viti, si pasojë e një rrahje mes dy familjeve, në të cilën janë përdorur mjete të forta, një person është privuar nga jeta, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Me të njoftuar me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve Regjionale, të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori kujdestar, të cilët kanë vëzhguar vendin e ngjarjes, ku prokurori i shtetit ka kërkuar që trupi i pa jetë i viktimës, të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.

Për këtë rast, janë arrestuar 5 (pesë) persona, të dyshuarit B.I. dhe F.I., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘’Vrasje’’, ndërsa të dyshuarit I.I., I.I. dhe S.I., për shkak të veprës penale ‘’Pjesëmarrje në rrahje’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ku për të njëjtit është lëshuar aktvendim mbi ndalim, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Viktima e rastit M.I. (1960), është i afërm i të dyshuarve – kushëri i tyre, me ç’rast dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarve do të ndërmerrë
të gjitha veprimet e tjera hetimore./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz