BallinaLajmeDrejtori i KEDS z. Alidemaj, lirohet nga akuza për rastin Kohler

Drejtori i KEDS z. Alidemaj, lirohet nga akuza për rastin Kohler

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Gjykata e Apelit e ka vendosur drejtësinë në vend. Ajo ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës që e kishte liruar nga të gjitha akuzat KEDS-in në rastin e njehsorëve Kohler. Të njëjtën kohë, Gjykata e Apelit ka liruar nga të gjitha akuzat edhe zyrtarin e KEDS-it, z. Avni Alidemaj, duke vërtetuar se gjithçka ndaj tij ishte e pabazuar. Gjykata e Apelit ka vërtetuar gjithashtu se edhe ankesa e Prokurorisë ishte e pabazuar për z. Alidemaj.

“Gjykata vlerëson se asnjëra nga provat nuk ka vërtetuar se i akuzuari ka kryer vepër penale për të cilën është akuzuar dhe shpallur fajtor në vendimin e Gjykatës së shkallës së parë”, thuhet në vendim.

Konstatimi i Gjykatës shkon tutje, duke hequr çdo dilemë dhe brengë të konsumatorëve të thirrur si dëshmitarë, pasi nuk është dëmtuar asnjë nga ta.

 “Askush nga dëshmitarët e thirrur si të dëmtuar nuk janë dëmtuar nga vendosja e njehsorëve elektrikë”, konstatohet në vendim.

KEDS e mirëpret vendimin e Gjykatës së Apelit pasi e dërgoi drejtësinë në vend.

Triumfi i drejtësisë është një satisfaksion moral si për KEDS-in ashtu edhe për z. Alidemaj dhe familjen e tij. Nga vendimi paraprak i Gjykatës Themelore dhe nga aktakuza e pabazuar e Prokurorisë, si KEDS-it ashtu edhe Alidemajt i është bërë dëmtim i rëndë i reputacionit. Ai, gjatë gjithë karrierës së tij ka treguar integritet të lartë moral, për çka vazhdimisht ka mbajtur pozita të larta menaxheriale në kompani.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz