back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeIsh ushtari serb thotë se personalisht hodhi rreth 45 mijë mina (predha)...

Ish ushtari serb thotë se personalisht hodhi rreth 45 mijë mina (predha) në Koshare

Të ngjajshme

Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, Haradinaj: Nga sot krah nesh

Kryetari i AAK-së njëkohësisht edhe kandidat për kryeministër, Ramush...

Bahtiri mundohet të bëhet kreativ: Me këto syza kanë dëshirë ta shohin veriun pseudoanalistët

Ish-kryetari i Mitrovicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agim...

Disa probleme shëndetësore mund të dallohen nga sytë

Sytë mund të jenë pasqyrë e shpirtit (sipas një...

Një grua gjendet e vdekur në Klinë

Një person pa shenja jete është gjetur sot në...

Përfundon dinastia Verstappen, Norris shpallet kampioni i ri i botës në Formula 1

Formula 1 ka tashmë një kampion botëror të ri. Ai...

Një ushtar serb që ka marrë pjesë në Betejën e Koshares, ka thënë se gjatë kohës sa zgjatën luftimet në këtë zonë, vetëm ai personalisht ka hedhur afër 45 mijë mina (predha) në drejtim të ushtarëve të UÇK-së.

“Mesatarisht në ditë i kam hedhur nga 1 mijë e 200 deri në 1 mijë e 300 ose 1 mijë e 400 mina” (predha), përcjellë klankosova.tv deklaratat e Dragan Kamenov, ish komandanti i togut minahedhës të brigadës së 2-të të motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, të dhëna për dokumentarin “Rrëfime lufte nga Kosharja”, të punuar rishtazi nga televizioni shtetëror serb RTS dhe Zastava Film nga Beogradi.

“Për aq sa më kujtohet, besoj që personalisht i kam hedhur nga 40 mijë deri në 45 mijë mina (predha)”.

Serbët ishin të detyruar të shfrytëzonin minahedhësit pasi që në luftime direkte, me armë tjera, nuk kishin asnjë mundësi për t’u përballur me UÇK-në.

Kamenov e ka pranuar se për shkak të kësaj situate, gjatë gjithë kohës dikush nga ushtarët serbë ka kërkuar ndihmë prej togut të tij.

“Gjithmonë ndodhte diçka, kështu që mua më duhej të veproj dhe t’u ndihmojë 24 orë pandërprerë”, ka shtuar ai, transmeton klankosova.tv.

Në këtë dokumentar, ushtarakët serbë pranojnë se patën humbje të shumta nga UÇK-ja, ndërsa tregojnë se edhe dëmet që ata ua shkaktuan pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishin kryesisht falë shfrytëzimit të minahedhësve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz