back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportPërfundon takimi Feronikeli-Ballkani, ja cili ekip shkon në finale

Përfundon takimi Feronikeli-Ballkani, ja cili ekip shkon në finale

Të ngjajshme

Feronikeli ka mposhtur Ballkanin, me rezultat 2-0, në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, të zhvilluar në “Rexhep Rexhepi”.

Nga një gol për secilën ndeshje, mjaftoi që të fitohet edhe takimi i dytë gjysmëfinal.

Lapidar Lladrovci shfrytëzoi një tollovi në zonën kundërshtare për të shënuar për 1-0, në minutën e 19-të.

Në pjesën e dytë, Mendurim Hoti, ka mundur të dyfishojë epërsinë, por goditja e tij shkoi shumë afër këndit të majtë të sipërm të portierit të Ballkanit.

Megjithatë, goli i dytë erdhi në minutën e 82-të, kur i inkuadruari në pjesë të dytë, Artur Magani, shënoi pas një depërtimi të bukur të Dabiqajt.

Feronikeli pas rezultatit të përgjithshëm 4-1, pas dy ndeshjeve, siguron finalen e Kupës së Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz