back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmePunëtori tregon momentet e tmerrit ku mbeti me orë i varur në...

Punëtori tregon momentet e tmerrit ku mbeti me orë i varur në vinç

Të ngjajshme

Përparim Sadiku është njeriu më i përfolur si punëtorë. Ai për më shumë se dy orë kishte qëndruar i varur në vinç si pasojë e rrëzimit të njërit prej trarëve të autostradës, “Arbën Xhaferi”.

Në emisionin Frontal në T7, ai ka rrëfyer se si kishte ndodhur krejt ky rast.

Sadiku thotë se kishte njoftuar për rrezikun po ishte injoruar nga shoferi që komandën pajisjes me të cilën ishte i lidhur për beli Përparimi.

“Ne ishim duke i vendosur sajllet e çelikta mbeti edhe një palidhur dhe unë isha në trarin e dytë tu dashtë me lidhë edhe trarin e fundit në mënyrë që nesër mos me pas obligim. E kom pyet at turkun në gjuhëne  tyre dhe më ka thënë që mundësh me vazhdu punën se osht e sigurt kom kërku me lidh rrypinë në ropot kur kom mbrri në mesin e trarit, dhe shoferi e ka rrit komandën trari ka qenë 45 metra i gjatë. Njona anë ka qenë e lidhur dhe tjetra jo dhe kjo ka qenë gabimi, Unë e pash cka po ndodhë kom bërtit në gjuhën turke ndale, ai nuk e ka ndal dhe trari ka rrutullu”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në atë moment e kishte parë vdekjen me sy

“Ai moment është i rëndë. Ai që ka ra prej tavolinës e dinë pak a shumë, por kjo ishte më tragjike. Nuk e dija nëse jam i lidhun a jo. Kanë kaluar 20min deri sa e kam kuptuar nëse jam i gjallë apo i vdekun”. Për dy orë që kam qëndruar i varur kanë qenë të vështira. Është problem me përjetu këtë. Në ato momente e kam pa vdekjen. Si çdo njeri tjetër mu dhimbke vetja” , ka deklaruar Sadiku.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz