back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeTragjeditë godasin shqiptarët në Zvicër – dy të mitur vdesin brenda dy...

Tragjeditë godasin shqiptarët në Zvicër – dy të mitur vdesin brenda dy muajve

Të ngjajshme

Tahiri kritikon Qeverinë Kurti për mungesë mbështetjeje ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar...

Shtatë ‘mrekullitë’ e kanellës për shëndetin

Kanella, një erëz e preferuar që pasuron shumë gatime...

E çuditshme: Aksident te i njëjtin vend ku dje humbën jetën dy gra

Gjatë ditës së sotme u shënua edhe një aksident...

Për dy muaj në shtetin zviceran, ndërruan jetë tragjikisht dy të mitur nga Kosova. Me 21 mars, derisa po kthehej nga shkolla për në shtëpi, 7-vjeçari Ilias Mahmuti u vra me thikë nga një 75-vjeçare. Këtë të premte ndërkaq, 16-vjeçari Rinor Bunjaku u gjet i vdekur në binarët e trenit në Cyrih.

Në mëngjesin e së premtes që kaloi (data 26 prill), në binarët e trenit në Oberglatt të Cyrihut në Zvicër u gjet trupi i pajetë i një të riu.

Policia e Zvicrës pas ekzaminimeve konstatoi se bëhej fjalë për kosovarin 16-vjeçar nga Gjilani, Rinor Bunjaku nga Rumlangu i Cyrihut.

Për ngjarjen tragjike kanë njoftuar përmes rrjeteve sociale edhe familjarët e të ndjerit. Babai i 16-vjecarit, Fatmir Bunjaku ka shkruar në Facebook se varrimi do të bëhet pas dy ditëve në Rumlang të Zvicrës.

“Me datën 03.05.2019 bëhet varrimi i djalit tim të dashur Rinorit në orën 13:00 në Rumlang”, ka shkruar Bunjaku, teksa pak orë më vonë ka bërë edhe një postim prekës dedikuar të birit të ndjerë.

Njoftimi i familjes


Familja Bunjaku nga Gjilani kanë bërë të ditur edhe se pas të pamës e cila do të bëhet në Zvicër do të hapin të pame edhe në shtëpinë e tyre në Komunën e Gjilanit.

Mediat zvicerane kanë shkruar se ende nuk dihet saktësisht se si ka ndërruar jetë 16-vjeçari, teksa dyshimet e para janë se ai është goditur nga treni.

Lajmin për vdekjen e Rinor Bunjakut e kanë bërë të ditur edhe familjarët të cilët janë në Gjilan, përmes një njoftimi ku tregojnë se një nga bizneset që e kanë në vend do të mbyllet deri sa të përfundohet e pamja.

Gazeta Express ka provuar kontaktin me familjarët e të ndjerit të cilët gjenden në Kosovë e Zvicër por kontakti me ta ka qenë i pamundur. Sipas informacioneve pa përfunduar rezultati i autopsisë ende as familja nuk e ka të qartë si ka ardhur deri te vdekja e të riut.

Po në vendin ku do të mbahet e pamja për 16-vjeçarin, Rinor Bunjaku në Gjilan, një muaj më parë, në varrezat e qytetit iu dha lamtumira e fundit 7-vjeçarit Ilias Mahmuti.

Me 21 mars ai derisa po kthehej nga shkolla u sulmua me thikë për t’u therur kështu disa herë e i njëjti nga plagët e marra ndërroi jetë në spital. Vrasja sipas prokurorisë thuhet se u bë nga një 75-vjeçare, e cila ishte e njohur nga organet në Zvicër për shkak se kishe disa vite që kishte probleme mendore.

Gazeta Express një ditë pas vrasjes, pati sjellë rrëfimin e familjesatë nga Lipjani dhe Gjilani. Dyshimet e tyre atëherë patën qenë ngjarja mund të kishte ndodhur për motive racore.

7-vjeçarit Ilias Mahmuti iu dha lamtumira e fundit me 23 mars, dy ditë pas vrasjes në varrezat e qytetit në Gjilan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz