back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportKone sqarohet për përplasjen me Ramadanin, pagën te Feronikeli dhe të ardhmen...

Kone sqarohet për përplasjen me Ramadanin, pagën te Feronikeli dhe të ardhmen e tij!

Të ngjajshme

Ben Hamed Kone është bërë çështje te Feronikeli. Kjo jo për faktin e pagës së lartë që ai merr, por për përplasjen e tij me trajnerin Zekirija Ramadani, raporton Gazetasheshi.com.

Futbollisti nga Bregu i Fildishtë përmes një letre dërguar për Gazetasheshi.com ka sqaruar situatën e tij te Feronikeli, ku ndër të tjera përmend raportin e tij me Ramadanin, pagesën që merr te “industrialistët” dhe të ardhmen e tij.

“E shikoj të arsyeshme të prononcohem në lidhje me shkrimet që kanë dale në media, pasi që përmendet emri im. Dëshiroj të them se unë jam rikthyer në Kosovë për ta ndihmuar Feronikelin që të arrij titullin kampion dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për mua. Këtu nuk kam ardhur për para, por kam ardhur falë rrespektit që kam ndaj kryetarit të klubit Naser Ramaj dhe me sygjerimin e menaxherit tim Blerim Sadikut, i cili dëshironte që investimet dhe ambicjet e kryetarit të realizohen. Paga ime në Feronikel nuk është as 50% e shumës që kam marrë në klubin zvicerian Xamax. Edhe në edicionin e kaluar kur kalova te Xamax, pasi që Feronikeli kishte humbur objktivat për kampion, presidenti Naser Ramaj ishte korrekt me mua dhe më dha dritën jeshile. Sa i përket trajnerit Ramadani, unë si futbollist me bagazh internacional dhe ai si trajner i ri e a patur përkrahjen time çdo here edhe pse jam i bindur se hapsira ime për të ndihmuar ekipin ishte si një futbollistit 16 vjeçar. Por, unë jam profesionist dhe Feronikeli është mbi mua (Hamed Kone) dhe Ramadanin. Unë jam në gjendje të pres sikurse deri sot nga stoli, apo edhe mos të përfshihem fare në grumbullimin prej 18 lojtarëve, vetëm e vetëm që Feronikeli të dalë kampion. Mos suksesi do të thotë largim nga Feronikelit dhe Liga e Kampionëve edhe për mua, por edhe për Rmadanin. Ashtu që unë besoj se kemi lojtarë të nivelit për të arritur objektivat e klubit dhe njëkohësisht futbollist kosovar. Çdo familje mund të ketë fërkime, por ato janë pjesë përbërëse e jetës. Ambienti në ekip dhe dëshira e futbollistëve ndjehet shumë dhe besoj se do ta ja arrijmë qëllimin”, ka thënë Kone.

Gazetasheshi.com kishte raportuar gjithashtu ekskluzivisht për përplasjen ndërmjet Kones dhe Ramadanit qysh pas ndeshjes së pare të gjysmëfinales së Kupës ndaj Ballkanit dhe më pas edhe për suspendimin e tij.

Në lidhje me këtë çështje kishte reaguar edhe presidenti i klubit Naser Ramaj, i cili e kishte quajtur të kaluar tashmë këtë problematik dhe se Kone shumë shpejtë do të rikthehet me skuadrën. /Gazeta Sheshi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz