back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaSportNdërpritet ndeshja pasi gjyqtari shkon në tualet, pas rikthimit ‘përjashtohet’ me karton...

Ndërpritet ndeshja pasi gjyqtari shkon në tualet, pas rikthimit ‘përjashtohet’ me karton të kuq

Të ngjajshme

Skuadra portugeze, Chaves mund t’i ketë rritur gjasat për mbijetesë pas fitores 4:1 ndaj Nacionalit të dielën, por ishte gjyqtari anësor ai që mori vëmendjen më të madhe.

Ndeshja e Premierligës portugeze duhej të ndalej për tre minuta në pjesën e dytë pasi Jorge Cruz shkoi shpejt në tualet për t’i kryer nevojat fiziologjike, shkruan Zëri.info.

Falë gjyqtarit në fjalë, futbollistët dhe tifozët në stadium e shikuan vetëm anën epike të këtij incidenti, derisa Cruz u duartrokit pas rikthimit në fushën e lojës.

Kjo nuk mbaroi me kaq, gjyqtari kryesor, Luis Godinho duke u tallur e ‘përjashtoi’ Cruz me karton të kuq.

Por, një tifoz i doli në mbrojtje gjyqtarit në fjalë: “Kur natyra ju thërret, ju duhet t’i përgjigjeni”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz