back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaShqiptareFurrëtari kosovar që mahnitë Kroacinë. Gjesti i tij i fundit u bë...

Furrëtari kosovar që mahnitë Kroacinë. Gjesti i tij i fundit u bë lajm i madh në Serbi (VIDEO/FOTO)

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

“Nuk mundem, për Zotin, bukën e pashitur në mbrëmje, kur e mbylli furrën, që ta vendos në qese dhe ta hedh në mbeturina, kjo do të më dhimste më shumë se gjithçka”, ka thënë furrëtari.

Azgan Qenaj nga Kosova është pronari i furrës në pjesën e njohur të Zagrebit, afër Treshnjavkës. Ajo për çka është i njohur ky shqiptar nga Kosova është mirësjellja.

Edhe inspeksioni në disa raste e kanë dënuar, pasi që ai tërë bukën e pa shituar ua ka dhënë të varfërve, shkruan Ballkani.info.

Për këtë, atë e quajnë njëri me shpirt të mirë si në Zagrab ashtu edhe në rrethinën e kryeqytetit.

Ai është fitues i çmimit “Krenaria e Kroacisë”. Për gjestin e tij bamirës, raportoi edhe televizioni shtetëror kroat, HRT.

“Nuk mundem, për Zotin, bukën e pashitur në mbrëmje, kur e mbylli furrën, që ta vendos në qese dhe ta hedh në mbeturina, kjo do të më dhimste më shumë se gjithçka”, ka thënë furrëtari.

“Arsyeja që e kemi bërë këtë storie nga Zagrebi është tregimi i një përdorueseje të twitterit nga Kragujevci i Serbisë, e cila në Zagreb ishte në vizitë tek e bija”, raporton telegraf.rs.

Sigurisht, furra është bërë e njohur pas protestës së serbëve para furrës së shqiptarëve në Borçe të Beogradit, transmeton Ballkani.info.

“Shkon burri i vajzës sime dhe unë në spital, ai ma tregon furrën dhe me thotë se një ditë shkoi që gruas së tij t’ia blejë një sendviç me proshtutë.

– Ku po e dërgon? – e pyet Azgani

– Në spital.

– Atëherë sendviçi duhet të bëhet special – i përgjigjet Azgani, por në ndërkohë e pyet sërish: Kujt po i dërgon?

– bashkëshortes – i përgjigjet dhëndrri – është shtatëzënë.

– Aaaa, atëherë sendviçi vërtetë duhet të jetë i veçantë – kështu që e merr tjetrin që të përgatis.

“Flisnim për atë sendviç deri në spital, për atë njëri, për njerëzit. Dhe kjo është. Nëse është sendviçiq shqiptar, kjo ka lidhje me politikën, por assesi me njerëzit. Nëse është çokolatë serbe, prap kjo ka lidhje me politikën, por kurrsesi me njerëzit. Herën tjetër kur të shkojë në Zagreb, do të shkojë të Azgani dhe të ha çfarë dua”, ka shkruar në Tëitter, Mirjana Mimica, serbja që ishte për vizitë në Zagreb. /Ballkani.info/

View image on TwitterView image on Twitter

Mirjana Mimica@Mahlat
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz