back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaRegjionaleKryetari Jashari inspekton punimet e infrastrukturës rrugore

Kryetari Jashari inspekton punimet e infrastrukturës rrugore

Të ngjajshme

Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari dhe drejtoresha e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit, Sanije Ahmeti, kanë inspektuar sot punimet në realizimin e projektit infrastrukturor, përkatësisht asfaltimin e rrugës që shpie për në Kompleksin Sportiv.

Rruga në fjalë është lënë në harresë për shumë vite më radhë, ndërkohë që tani ajo po asfaltohet me anë të projektit nga i cili do të përfitojnë banorët e lagjes IV, si dhe po kompletohet infrastruktura përcjellëse e kompleksit sportiv.

Kryetari Jashari ka inspektuar gjithashtu edhe punimet që po bëhen në pjesën prapa objektit të Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”, pjesë kjo që do të lidh me rrugën “Ilaz Kodra”, e cila do të mundësojë qarkullim pa vështirësi të automjeteve.

Në kuadër të këtij projekti, parashihet edhe ndërtimi i trotuarit për këmbësor, skaj të cilit do të mbillen edhe drunj dekorativ.

Fotografia e Komuna Skenderaj

Fotografia e Komuna Skenderaj

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz