BallinaLajmeDetaje shtesë për gjetjen e trupit të viktimës që dyshohet se u...

Detaje shtesë për gjetjen e trupit të viktimës që dyshohet se u sulmua me sëpata nga familjarët

Të ngjajshme

Lani bananet para se t’i konsumoni

Me siguri habiteni nga fakti se disa ushqime, pavarësisht...

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

“Vëllai i Madh” nuk kursen, Greta përjashtohet nga gara

Greta Kazazi është përjashtuar nga gara e Big Brother...

Irani i përgjigjet Trumpit: Ngushtica e Hormuzit e mbyllur vetëm për armiqtë

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi se...

Policia e Kosovës- Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 26.04.2019 rreth orës 23:10, është informuar se në vendin Tllaqe (Qafa e Broqit) lidhur me një zënkë në mes të disa personave.  Njësiti i hetimeve pranë stacionit policor në Pejë, në koordinim me prokurorin e shtetit ka ndërmarr veprimet e nevojshme, fillimisht janë intervistuar personat e dyshuar dhe më pas me vendim të prokurorit të shtetit ju është shqiptuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve tre të dyshuarve, dy prej tyre të moshës madhore A.N. i lindur në vitin 1968 M/K/Sh ;  Sh.L. i lindur në vitin 1966 M/K/Sh. dhe një i mitur.

Viktima i këtij rasti M.N. lindur në vitin 1970 M/K/Sh. është kërkuar nga data e incidentit dhe më datë 27.04 2019 pas koordinimit me prokurorinë e shtetit, njësitet relevante policore së bashku me prokurorin e shtetit kanë dalur ne vendin e ngjarjes në kërkim të viktimës në një perimetër të gjerë të vendit ku ka ndodhur incidenti.

Kërkimi i viktimës ka zgjatur deri në orët e vona,  por ai nuk është gjetur, transmeton Indeksonline.

“Sot më datë 28 prill 2019, që nga orët e mëngjesit ka vazhduar kërkimi intensiv i viktimës nga Njësitet policore të DRP Pejë, Njësitet e Policisë Kufitare, Ekipi i kërkim shpëtimit nga Ushtria (FSK).Rreth orës 15:05 në fshatin Reka e Allagës – Pejë, është gjetur pa shenja jete trupi i viktimës M.N. vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor. Vendit të ngjarjes ju është përgjigjur prokurori i shtetit nga Departamenti i krimeve të rënda i Prokurorisë Themelore të Pejës, Mjekësia ligjore dhe udhëheqësit policor nga DRP- Pejë. Me urdhër të prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obdukim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në komunikatnë për media.

Tutje bëhet e ditur se Prokuroria Themelore e Pejës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve dy të pandehurve A.N. dhe SH.L., me ç’rast Gjykata Themelore e Pejës  pas mbajtjes  se seance  dëgjimore, komforë dispozitave të KPPRK-së ,  ka lëshuar urdhëresë për zgjatjen e afatit të ndalimit policor edhe 48 orë tjera, deri në nxjerrjen e aktvendimit me shkrim, përkitazi me masën e kërkuar në raport me dy të pandehurit e lartcekur.

“Meqenëse  për të miturin zbatohen procedurat e veçanta nga Kodi i Drejtësisë  për të mitur, ku edhe afatet janë më te shkurta lidhur me masën e kërkuar ndaj tij, gjykata ka aprovuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit.  Ky rast ka kaluar në kompetencë nga Departamenti i Përgjithshëm në Departamentin për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejë”, përfundohet në njoftimin për media./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz