back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaRegjionaleMitrovicëFlet i riu që i mbijetoi shembjes së hotelit në Mitrovicë, s’po...

Flet i riu që i mbijetoi shembjes së hotelit në Mitrovicë, s’po mund të bëjë gjumë

Të ngjajshme

Denigrimi karshi Malit/ BBVA penalizon Rogertin

Rogert Sterkaj do të jetë në nominim në Big...

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Njëri nga të mbijetuarit e shembjes së ish-hotelit ‘Adriatik’ në Mitrovicë rrëfeu momentet kritike kur ndodhi ngjarja. Ai ende e ka para syve tmerrin që përjetoi dhe nuk po mund të bëjë gjumë. Trajtimin te psikologu është duke e paguar vetë pasi askush nuk po interesohet për të.

Tre të mbijetuarit e shembjes së ish-hotel Adriatikut nuk është se janë në gjendje të mirë. Të paktën njëri prej tyre ka ende para syve tmerrin e 22 prillit kur bashkë me dy kolegët e tjerë për pak iu shpëtoi rrënojave.

Nga tentimet për të shpëtuar edhe është lënduar. Ndërsa pasi ishte ndalur rrënimi 20 vjeçari që preferon t’i ruhet identiteti kujton se ishte kthyer për të ndihmuar edhe kolegun e mbetur brenda objektit.

S.S. thotë se natën e fatkeqësisë qëndruan për shtatë orë në stacionin e policisë por nuk morën trajtim mjekësor ani pse patën nevojë.

E tani mjekimet e konsultimet me psikologun i paguan vetë ndërsa për ta nuk është interesuar askush nga institucionet.

Këtë të diele në Ditën Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë ai ka një kërkesë për inspektorët e punës.

Për punën që bënin aty punëtorët angazhoheshin në baza ditore për pagesë prej 10 eurosh dhe nuk kishin sigurim shëndetësor.

Të Fundit

Sport

ShowBiz