back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportPrishtina-Drenica mbyllet me këtë rezultat

Prishtina-Drenica mbyllet me këtë rezultat

Të ngjajshme

Prishtina e ka mposhtur 2-1 Drenicën në “Fadil Vokrri”.

Është mbyllur ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës, që u zhvillua në kryeqytet, në stadiumin “Fadil Vokrri”, raporton Gazeta Express.

Prishtina e nisi furishëm këtë ndeshje, të vlefshme për xhiron e 29 të Ipko Superligës.

Fillimisht, në minutën e 26’, shënoi Armend Thaqi për 1-0, kurse për rezultatin e pjesës së parë, 2-0, shënoi në fund Mario Morina.

Në pjesën e dytë, krejt çka arritën mysafirët ishte goli i nderit, i realizuar nga Osman Mziu në minutën e 61’.

Me këtë fitore, Prishtina ka barazuar me pikë Feronikelin, 68, kurse Llapi gjendet në pozitën e tretë me 66. /Gazeta Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz