back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeNUNS: Vuçiq t’u kërkojë falje gazetarëve

NUNS: Vuçiq t’u kërkojë falje gazetarëve

Të ngjajshme

Zgjedhjet brenda AAK-së, mësohet data e Kuvendit të Përgjithshëm

Kuvendi i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...

Pa aktorë profesionistë: Si amatorët pushtuan sezonin e Oscar

Në filmat e fundit, njerëz pa përvojë aktoriale po...

Seanca e orës 19:00, pak deputetë shihen në sallë

Kuvendi i Kosovës ka caktuar seancë sonte për në...

Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë (NUNS) dënon ashpër deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq, në të cilën gazetarët e pavarur nga veriu i Kosovës janë etiketuar si “një agjenci mediatike e paguar drejtpërdrejt nga jashtë, duke shkatërruar unitetin e popullit serb në Kosovë”.

“Kjo nuk është hera e parë që koleget dhe kolegët tanë nga veriu i Kosovës janë nën presion, në disa raste ata u goditën nga sulme të drejtpërdrejta fizike, verbale dhe hakerëve”, thuhet në reagim.

 

 

NUNS kujton se një retorikë e tillë është shumë e rrezikshme sidomos në Kosovë, ku situata ka qenë në prag të konfliktit prej vitesh.

“Përkujtojmë se autoritetet me retorikë të ngjashme sulmuan Oliver Ivanoviq, e cila pasoi me vrasjen e dhunshme, andaj kërkojmë që presidenti i Serbisë ta tërheqë këtë deklaratë sa më parë që të jetë e mundur dhe t’iu kërkojë falje  gazetareve dhe gazetarëve nga veriu i Kosovës”, përfundon komunikata.

Të Fundit

Sport

ShowBiz