BallinaLajmeHaradinaj arrin në Berlin: Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për...

Haradinaj arrin në Berlin: Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për dialog, paqe dhe stabilitet

Të ngjajshme

Të hënën në ora 11:00 zhvillohet takimi Kurti-Abdixhiku

Të hënën do të zhvillohet takimi mes kryetarit të...

“Artistët në hap me luftëtarët” – ekspozitë në shenjë pakënaqësie ndaj gjykimeve në Hagë

Artistët kosovarë kanë organizuar ekspozitën “Artistët në hap me...

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka arritur tashmë në Berlin, për të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit.

Tutje i njëjti tha se ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasin hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro-atlantike, transmeton Indeksonline.

Haradinaj tha poashtu se Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për dialog, paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë.

Postimi i plotë:

Me ftesë të Kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emmanuel Macron, sapo arrita në Berlin, për të marrë pjesë në Takimin e Nivelit të Lartë të Liderëve të Ballkanit Perëndimor. Ky takim është një mundësi e mirë që liderët e rajonit të flasim hapur për sfidat dhe aspiratat e përbashkëta drejt rrugës euro – atlantike.

Kosova në vazhdimësi ka luajtur rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm karshi detyrimeve të saja për fqinjësi të mirë dhe në përputhje me vlerat evropiane.

Kosova është e interesuar dhe e përkushtuar për dialog, paqe dhe stabilitet në rajon e më gjerë, gjithmonë duke respektuar vetëveten dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike, duke ruajtur integritetin territorial dhe partneritetin me aleatët e përhershëm të saj!

RH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz