back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeNuk dihet saktë për Qunin, por këtij “burri” i ishte ulur njëherë...

Nuk dihet saktë për Qunin, por këtij “burri” i ishte ulur njëherë në prehër

Të ngjajshme

Viti 2024: Afër 80 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vendet e BE-së

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur...

Musliu pas protestës në Hagë, qytetarëve: Treguat se zëri i drejtësisë nuk hesht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu...

Ngërçet e këmbës, shkaqet e mundshme dhe parandalimi

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje...

Viti 2024: Afër 80 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vendet e BE-së

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK), Anton Quni gjatë përplasjes së djeshme me deputetin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqën i kishte thënë se gjatë luftës në Kosovë ishte frikësuar nga serbët dhe është dashtë ta mbajnë atë në prehër.

“Kur e kemi bo ni udhëtim me ty në luftë aq shumë je tut sa u dashtë me të mbajtë në prehën”, i kishte thënë Quni Beqës gjatë ditës së djeshme në Komisionin Hetimor për dëbimin e gjashtë “Gylensitëve”, shkruan Gazeta Insajderi.

Derisa deklaratat e Qunit nuk dihet a janë të vërteta, uljen në prehrin e një burri Beqaj e kishte provuar një herë.

Në qershor të vitit 2017, gjatë një tubimi të Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, Hajdar Beqa dhe Nasim Haradinaj kishin “luftuar” për një ulëse afër liderit të partisë.

Kjo “luftë” kishte përfunduar duke ju ulur Beqaj në prehrin e Haradinajt. Beqaj kishte qëndruar në prehrin e tij derisa Haradinaj ia kishte lëshuar karrigen në rreshtin e parë, shkruan Insajderi.

Në debatin që është duke u zhvilluar mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe anëtarëve të komisionit të parlamentit hetimor për deportimin e shtetasve turq, ishte diskutuar edhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Anton Quni gjatë këtij debati i kishte thënë presidentit Thaçi se “e di që jeni frigu gjatë luftës por nuk e kuptoj pse frikoheni në paqe”.

E në krah presidentit i kishte dal, anëtari i PDK-së, Hajdar Beqa.

“Ti nuk ki vjet sa kam unë veprime në luftë, ti nuk je kon në saf të parë, ti je kon ma larg be Anton, lufta e UÇK-së është e shenjtë dhe nuk mundet me folë një njeri që ka ardhur me korrespodencë me luftë”, kishte thënë Beqa.

Ndërsa Quni ia ktheu duke thënë se “Kur e kemi bo ni udhëtim me ty në luftë aq shumë je tut sa u dashtë me të mbajtë në prehën”.

Për krejt këto deklarata kishte reaguar Thaçi duke i thënë Qunit se ka qenë mercenarë i paguar.

“Ti në luftë je kon ka fundi një komë e ke shti në Kosovë një komë për Shqipëri, je hi në Kosovë pasi u kthy NATO, ti ke qenë një mercenar i paguar duke luftuar me uniformë. Ty duhet me të ardhë turp për shumë sene. Ti mercenari që asnjë ditë luftë nuk e ki në territorin e Kosovës dhe duhet më të ardhë turp për shumë sene”, kishte thënë Thaçi. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz