back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaDrenica +Drenica SportFeronikeli me fitore të sigurtë ndaj Gjilanit

Feronikeli me fitore të sigurtë ndaj Gjilanit

Të ngjajshme

Feronikeli ka arkëtuar tri pikë të reja, në ndeshjen ndaj Gjilanit, të zhvilluar në “Rexhep Rexhepi”.

Klubi nga Drenasi, shënoi fitore të sigurtë, 2-0, në ndeshjen e zhvilluar sot ( e shtunë).

Ndeshjen e hapi sulmuesi në top formë, Kastriot Rexha, i cili realizoi me kokë, në minutën e 11-të.

Pas një depërtimi të mirë, Carioca lëshoi një top në drejtim të Rexhës, i cili u pengua në zonë të rreptësisë, me ç’rast u akordua penalti.

Përgjegjësinë e mori Carioca, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë, për të shënuar për 2-0, në minutën e 38-të.

Ky ishte edhe goli i fundit në ndeshje, pasi në pjesën e dytë, Feronikeli luajti lojë më të matur, duke mos rrezikuar asgjë.

Pas 29 xhirove të Superligës, Feronikeli tashmë ka grumbulluar 68 pikë dhe i prinë tabelës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz