back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeAparaturat po ‘kalben’ në QKUK, mjekët s’dinë t’i përdorin

Aparaturat po ‘kalben’ në QKUK, mjekët s’dinë t’i përdorin

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Ka tre vjet që është blerë aparatura e brahiterpisë, e cila shërben për kryerjen e rrezatimeve të tumoreve të ndryshme, por që edhe sot e kësaj dite ende nuk është vënë në funksion. Shkak për mosfunksionimin e saj vlerësohet të ketë qenë mungesa e disa pjesëve shtesë, mungesa e infrastrukturës e po ashtu edhe mungesa e trajnimit adekuat të stafit mjekësor.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në QKUK, Ilir Kurtishi, ka thënë për “Zërin” se aparatura e brahiterapisë ekziston qe disa vite, por funksionalizimi i saj pritet të bëhet këtë vit. Për shkak të mosfunksionimit të kësaj aparature, pacientët edhe janë detyruar të kërkonin trajtim jashtë vendit.

“Nuk ka funksionuar, sepse ka pasur mungesë të pjesëve shtesë, të infrastrukturës, të pajisjes me licencë e mungesë të trajnimit adekuat të stafit. Shpresojmë që këtë vit të fillojmë edhe me brahiterapi. Pacientët të gjithë e kanë kryer atë jashtë vendit, të gjitha ia ka kompensuar Ministria e Shëndetësisë. Për brahiterapi është me ligj që format e mjekimit me rreze të cilat nuk bëhen në Kosovë janë të amendamentuara që do të marrin rekomandim për trajtim jashtë vendit. Numri i pacientëve që kanë nevojë për brahiterapi në Kosovë është diku 30 ose 40 gra në vit”, ka thënë ai.

E kur të vihet në funksion kjo aparaturë Kurtishi ka thënë se do të kenë nevojë edhe për staf shtesë, shkruan Gazeta “Zëri”.

“Ne kemi nevojë për staf të mesëm dhe kemi nevojë për staf nëse e lëshojmë aparatin për brahiterapi, së paku edhe për dy ose tre specializantë, të cilët do ta mundësonin funksionalizimin më të mirë të këtij shërbimi”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz