Një nënë dyshohet se e ka mbytur foshnjën e saj të porsalindur në Prizren.
Pas këtij veprimi, ajo ka kërkuar ndihmën mjekësore në spitalin e Prizrenit. Kështu ka bërë të ditur Zyra për Informim në Policinë Rajonale.
“Me datën 26 prill 2019, e dyshuara femër K/Shqiptare ka kërkuar ndihmën mjekësore në spitalin e Prizrenit, pasi që e njëjta kishte lindur një foshnje në shtëpinë e saj dhe më pas dyshohet që e ka mbytur”, thuhet në njoftim.
Sipas policisë, trupi i pajetë i foshnjës është gjetur në tavanin e shtëpisë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, ndërsa e dyshuara është e arrestuar dhe dërguar në mbajtje./Gazeta Blic/