back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeS’ndalen ftesat nga Gjykata Speciale

S’ndalen ftesat nga Gjykata Speciale

Të ngjajshme

Viti 2024: Afër 80 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vendet e BE-së

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur...

Musliu pas protestës në Hagë, qytetarëve: Treguat se zëri i drejtësisë nuk hesht

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu...

Ngërçet e këmbës, shkaqet e mundshme dhe parandalimi

Tkurrjet muskulore në pulpën e këmbës shkaktojnë shumë dhimbje...

Viti 2024: Afër 80 mijë leje qëndrimi për shqiptarët në vendet e BE-së

Të dhënat e fundit të Eurostat bënë të ditur...

Njëri nga udhëheqësit e Njësisë Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Mendim Daka, është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, i cili më 13 maj të këtij viti pritet të intervistohet në Hagë. Daka është personi i fundit që ka marrë ftesë nga Specialja, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, ka thënë për “Zërin” se së fundmi vetëm një ftesë ka ardhur nga Gjykata Speciale, përkatësisht për Dakën. Gucati ka thënë se nuk ka njohuri për ftesat tjera nga Specialja.

Kurse nënkryetari i Organizatës, Nasim Haradinaj, derisa i ka parë të paarsyeshme ftesat që po bëhen nga kjo Organizatë, ka thënë për “Zërin” se kushdo që thirret duhet t’u përgjigjet ftesës së Speciales, shkruan Gazeta “Zëri”

“Ne nuk kemi pritur të mos na vijë asnjë ftesë, por ato po na vijnë pa pritur. Ne nuk mendojmë se është e arsyeshme asnjë thirrje që bëhet nga Gjykata Speciale, pra bëhet pa të drejtë. Duket se Gjykata Speciale nuk e ka ndonjë fakt deri më tani, me këto po mundohet ta arsyetojë veten se pse është bërë. Për ne janë thirrje të kota, por ja që Kuvendi e ka votuar dhe ne tani duhet t’i përgjigjemi sepse është vendim i Qeverisë. Kushdo që të thirret duhet të përgjigjet”, ka thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz