back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeHaxhiu: Lirinë dhe pavarësinë e paguam me gjakun e bijëve dhe bijave...

Haxhiu: Lirinë dhe pavarësinë e paguam me gjakun e bijëve dhe bijave më të mirë të shqiptarisë

Të ngjajshme

- Advertisement -

Sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës u mbajtën dy Akademi përkujtimore të veqanta. Akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të rënë në betejën në Majdan-Melenicë dhe për veprimtarinë e çështjes kombëtare Shasivar Makolli – Qali.

I pranishëm ka qenë edhe deputeti i Kosovës, Bekim Haxhiu.

Në në një postim në profilin e tij në Facebook, Haxhiu ka thënë se “dy akademitë përkujtimore të mbajtura sot në Teatrin Kombëtar deshmojnë se lufta jonë për liri dhe pavarësi, ishte e gjatë me shumë sakrifica, të cilën e paguam me gjakun e bijëve dhe bijave më të mirë të shqiptarisë”.

Lexojeni të plotë postimin e Bekim Haxhiut:

Sot në Teatrin Kombëtar të Kosovës u mbajtën dy Akademi përkujtimore të veqanta. Akademi përkujtimore kushtuar dëshmorëve të rënë në betejën në Majdan-Melenicë dhe për veprimtarinë e çështjes kombëtare Shasivar Makolli – Qali.

Në betejën e Majdanit-Melenicë, 20 vite më parë, ranë dëshmorët: Komandant Shemsi Ahmeti, Rrustem Hyseni, Asllan Cimili, Ahmet Haxha, Xhemajl Haxha, Arsim Muzaqi, Faruk Beqiri, Enver Musa, Shemsi Istrefi, Sokol Preteni dhe Esat Meholli.

Shasivar Makolli- Qali ishte një atdhetar i madh, i palodhshëm, trim, fisnik dhe bujar. Ai gjysmë shekulli të veprimtarisë së tij punoi pa pushuar për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar.

Dy akademitë përkujtimore të mbajtura sot në Teatrin Kombëtar deshmojnë se lufta jonë për liri dhe pavarësi, ishte e gjatë me shumë sakrifica, të cilën e paguam me gjakun e bijëve dhe bijave më të mirë të shqiptarisë.

Në të gjitha etapat e historisë tonē, tē përpjekjeve për liri, trimat e Shalēs se Bajgores ishin çdo herë aty të gatshëm për tē luftuar dhe krenar janë sakrifikuar. Ashtu ndodhi edhe nē luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në Betejën e Majdanit- Melenicë.

Lavdi e përjetshme!

Fotografia e Bekim Haxhiu

Fotografia e Bekim Haxhiu

Fotografia e Bekim Haxhiu

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz