Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca, në protestën e thirrur nga partia e tij para Prokurorisë së Shtetit, ka akuzuar sistemin e drejtësisë për dështimet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Konjufca, akuzoi edhe krerët shtetëror për ndërhyrje në drejtësi.
“Nëse po ju kujtohet para 10 viteve ka qarkullu në qytet një batut me kryeminsitrin aktual “me dite që u kanë kaq lehtë me kry fakulteti, e kisha kry edhe shkollën e mesme” Te kisha ditë që qekaq kollaj mu bo kryeporkuror e kisha kry edhe provimi ne jurisdpodencës. Të revoltuar prej padrejtësisë të zemruar nga korripsioni e hajnia që po na fundos këtë sistem, jemi mbledhur për një aktakuzë kolektive nga populli i Kosovës ndaj sistemit tonë të dështuar të drejëtsisë pushtetarët e korruptuar dhe prokurorët e shtypur”, u shpreh ai para protestuesve.
Përveç kësaj, ai akuzoi se drejtuesit e shtetit kanë kapur sistemin e drejtësisë, për çka tha se “nëse një hajn ka vjedh grurë në kosovë duhet me u tutë shumë dhe nuk flen i qetë. Nëse një hajn vjedh me 4 zero i rritet gjasa për liri nëse një hajn vjedh me 5 zero flen dathë, ndërsa nëse një hajn vjedh me 6 zero garant e keni në Qeverinë e Kosovës.”
Ai përmendi edhe rastin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, për nënshkrimin e kontratës me “Kosovën e Re”, veprim ky që sipas Konjufcës u pasua pas pushimit të hetimeve për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
“Pushimi i hetimeve orkestrohet nga pushtetit si për shembull Valdrin Lluka, të cilët i pushuan hetimet e me pas e detyruan të nënshkruajë kontratën me “Kosovë ne Re”. Rasti tjetër Ditron Gashi ia hiqen aktakzuën dhe u bë shef I AKI dhe arrestoi gylenistët.”, tha Konjufca.
Se drejtësia në vend ndodhet në kolaps, Konjufca e argumentoj këtë edhe me një deklaratë të Kryeprokurorit Aleksandër Lumez, ku akuzoi Këshillin Gjyqësor të Kosovës se po i hedhin poshtë aktakuzat, ndërkaq sipas tij KGJK I tha lumezit ju po i çoni dobët të shkruara pa prova, sidomos të profilit të lartë të zyrtarëvë publik.
“KGJK – KPK me akuza për numër të rasteve që e bjënë veç për statistikave për BE”, shtoi ai, në përfundim të fjalimit ku paralajmëroi edhe protesta tjera në javët dhe muajt e ardhshëm.
Protesta e nisur në 11:45 ka përfunduar para pak çastësh./Gazeta Blic/