Në emisionin Pressing, sonte për herë të parë, përballë gazetarëve Leonard Kërquki e Berat Buzhala është lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kurti në Pressing në T7 ka treguar se pse ishte shtrirë muaj më parë në spital. Ai ka thënë në atë kohë kishte pneumoni.
Kurti ka dhënë përgjigje edhe ndaj deklaratave që kanë qarkulluar në opinion, se ai vuan nga një sëmundje e rëndë.
“Nuk jam i sëmur nga asnjë sëmundje, Tash jam i shëruar plotësisht. Kam dëgjuar edhe unë lloj- lloj fjalësh, por asnjëra nuk qëndron”, tha ai.
- Advertisement -