Quhet Edjon Kapllani, 26-vjeçari shqiptar që vdiq natën midis të martës dhe të mërkurës në aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Pianvallico në Itali, midis Scarperia dhe San Pietro.
Djali ishte në makinë, në një Seat ibiza bashkë me vëllanë e tij 19-vjeçar. Makina ku ndodheshin drejtohej nga një shok i viktimës, edhe ai 26 vjeç.
Edjoni jetone në Borgo San lorenzo me familjen e tij dhe po shkonte në Scarperia, ku do të qëndronte për të fjetur tek e fejuara.
Por aksidenti i tmerrshëm, përplasja pas një peme dhe makina që u bë copë e thërrime, nuk e lejuan.
Për këtë djalë nuk kishte çfarë të bëhej më. Por zjarrfikësit shpëtuan dy djemtë e tjerë, vëllanë e tij 19-vjeçar, që edhe pse i plagosur, nuk ishte në gjendje të rëndë. Por për shoferin e makinës, plagët qenë serioze sidomos në pjesën e poshtme të trupit. /SYRI.NET


