back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeHaradinaj i përgjigjet Ismailit, e quan budalla

Haradinaj i përgjigjet Ismailit, e quan budalla

Të ngjajshme

Edi nuk i ndahet Bias (Video)

Momentet intime mes Edit dhe Bias nuk po kanë...

Tahiri: Pa përçarje, pa kaos, pa stagnim- Vetëm punë, zhvillim dhe bashkim për Kosovën

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Ableard Tahiri...

Arrestohen dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve të motoçikletave në Gjilan

Njësiti i Hetimeve i Stacionit Policor në Gjilan, si...

Theret me thikë një person në Prizren

Një person raportohet të jetë therur me thikë në...

Administrata “Trump” pezullon Lotarinë Amerikane

Princesha e Kurorës Norvegjeze Mette-Marit ka nevojë për transplant...

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili, nuk i kanë ndalur ofendimet e akuzat që tash e dy ditë. Haradinaj e Ismaili i kanë reaguar njëri-tjetrit lidhur me luftën që është bërë në Koshare.

Pak minuta më parë në reagimin e tij të fundit deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili e ka quajtur kafshë shtëpiake Nasim Haradinajn.

E nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i ftuar në DPT te Fidani në T7 i është kundërpërgjigjur Ismailit, duke thënë se Ismaili duhet të tregoj se kur ka hyrë në luftë.

Ai ka thënë se Ismaili po flet si një budalla.

“Ai (Fisnik Ismaili) në një deklaratë e ka thënë se budalla niset prej vetës, dhe këtë ai pranoj, sepse ai niset nga vetja”.

“ Nuk e kam problem që të merrem me mendime të budallenjve. Çdo vlerësim i budallenjve për mu nuk është shumë i rëndësishëm. Ai si budalla mund të thotë çka do që dojë” .

Ai thotë se Ismaili as nuk e ka ditur se kënd e ka pasur komandat.

“ Pra, unë po i tregoj se unë kam qenë komandant atje. Unë jam ai që kam folur në radiolidhje”

“ Unë kam përvojë mbi 12 vjet në luftë. Kush është ai të më tregoj mua se a di të punojë me radiolidhje apo jo”.

Haradinaj thotë se për Kosharen nuk duhet të flitet me ofendime e fyerje.

“Kosharja është një betejë e suksesshme. Në Koshare ka njerëz që kanë zbrazur me tonelata armë. Për Kosharen nuk duhet të flitet në këtë mënyrë. Ajo duhet të vlerësohet dhe të çmohet”

Haradinaj  thotë se këto akuza po bëhen pasi lufta e Koshares nuk është sqaruar kurrë.

“ Jo pa qëllim kam dalë në kundërshtime për fjalët që po thuhet për Koshare”.

Haradinaj ka thënë se nuk ka pasur asnjë problem me FARK’un.

“ Le të flet ai (Fisnik Ismaili) për FARK’un dhe problemet që i ka pasur më ta. Unë nuk kam qenë i indoktrinuar në FARK”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz