Ka dy vite që mungon titulli në Drenas. Feronikeli synon që ta rikthejë trofeun më të rëndësishëm në futbollin kosovar në “Rexhep Rexhepi” dhe atë pikërisht në sfidën e fundit ndaj Prishtinës, shkruan Gazetasheshi.com.
Dy herë kampionët e vendit kanë sfida tejet të rëndësishme deri në mbylljen e kampionati, teksa do përballen direkt me Llapin dhe Prishtinën, por do të luajnë edhe ndaj dy skuadrave nga qyteti i Gjilanit, Gjilanin dhe Dritën.
“Kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund të kampionatit, tabelës së të cilit po i prinë klubi ynë, Feronikeli, me pikë të barabarta me Prishtinën.
Pas xhiros së 28-të, Feronikeli ka arritur të grumbullojë 65 pikë dhe deri në këtë javë, ka 20 fitore, 5 barazime dhe vetëm tre humbje”, thuhet në faqen zyrtare të klubit nga “Rexhep Rexhepi”, teksa numërojnë pesë finalet e fundit.
Në pesë xhirot sa kanë mbetur deri në fund të Superligës, Feronikeli takohet me:
- Pret në shtëpi Gjilanin
- Udhëton te Drenica
- Pret në shtëpi Dritën
- Udhëton te Llapi
- Pret në shtëpi Prishtinën/Gazeta Sheshi/