back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeFisnik Ismaili: Milaim Zeka na fotografonte pa na pyetur, m’u rrezikua familja

Fisnik Ismaili: Milaim Zeka na fotografonte pa na pyetur, m’u rrezikua familja

Të ngjajshme

Aida u jep ndjekësve lajmin e papritur

Këngëtarja e njohur Aida Doci ka njoftuar ndjekësit se...

Ahmeti: Humbësi duhet të tërhiqet, e jo fituesi, që është AKI-ja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka...

Rubio: SHBA po shqyrton vendosjen e forcave ndërkombëtare në Gaza

Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mënyra për dislokimin e...

​Komisioni i BE-së raporton TikTok dhe Meta për shkelje paraprake të rregullave

Komisioni Evropian të premten paraprakisht i gjeti TikTok dhe...

Kosova shtyn zbatimin e rreptë të Ligjit për të huajt dhe për Automjete

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka shtyrë...

Deputeti i Partisë Social Demokrate (PSD), Fisnik Ismaili, ka thënë se Milaim Zeka nuk i ka bërë nder atij që e ka nxjerrë në gazetën britanike, derisa po zhvillohej Beteja e Koshares.

Ismaili, në emisionin “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se tendenca për t’a denigruar kontributin në luftë është “veprim shumë i poshtër”.

“Është fakt që kam mbush bateri. Por kjo nuk ishte detyra ime kryesore. Duke njohur nivelin intelektual të dyve [Nasim Haradinaj e Milaim Zeka], e kuptoj që ata nuk e kanë as idenë më të vogël se çfarë kanë qenë detyrat e mia aty”.

Ish-luftëtari i UÇK-së ka thënë se është e vërtetë edhe se Milaim Zeka e ka fotografuar dhe artikulli ka dalë në gazetën angleze “Daily Mail”, por kjo nuk ka qenë diçka pozitive.

“Jam fotografuar pa dëshirën time, pasi askush nuk është lejuar të futet në dhomën ku kam operuar pasi ishte punë konfidenciale…Milaim Zeka ka ardhur aty me një direktivë nga lartë. Atij i kanë lejuar të bëj çka të dëshiron”, tha ai.

“Unë është dashur ta lus gazetarin anglez për një orë që të mos e cek se çfarë detyrash bëj. Atij i kish treguar dikush dhe e dinte se çfarë bëja. Në artikull nuk ceket se çfarë bëj unë. Ne e kemi ruajtur faktin se po përgjojmë serbët me jetë. Po të merrnin vesh ne nuk kishim mundur të bënin shumë veprime”.

Ismaili thotë se atij i është rrezikuar edhe familja, pasi po të zbulohej, do t’i rrezikohej familja në Kosovë.

“Unë jam urdhëruar të jap intervistën. Milaim Zeka nuk më ka bërë nder që më ka çitë në gazetën e Anglisë”, tha ndër të tjera Fisnik Ismaili.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz