back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeEdhe nga Kina Vuçiq merret me Kosovën

Edhe nga Kina Vuçiq merret me Kosovën

Të ngjajshme

“Kamishi” dorëzon dy ankesa në PZAP

Bekim Haxhiu-Kamishi, kandidati i PDK-së në zgjedhjet e fundit...

Bie vlera e arit dhe argjendit

Një rënie e çmimeve të arit dhe argjendit u...

Zelensky pret vazhdimin e bisedimeve trepalëshe, Rusia shton sulmet vdekjeprurëse

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se...

Ramush Haradinaj arrin në SHBA, do të ketë fjalim edhe në Capitol Hill

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se është i shqetësuar në lidhje me parandalimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe theksoi se ata do të diskutojnë me udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë në Pekin, por edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel në një takim në Berlin.

Duke theksuar se Kosova do të jetë një nga çështjet kyçe me presidentin e Rusisë dhe Kinës Vladimir Putin dhe Xi Jinping, Vuçiq tha se ai ishte i tronditur ‘nga arroganca’ e Prishtinës, pas një vendimi nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, e cila ende nuk ka konfirmuar kandidatët e Listës Serbe për kryetarë të katër komunave në veri.

Vuçiq tha se në prag të takimit në Berlin nuk e di se çfarë mund të diskutojnë me përfaqësuesit e Prishtinës, sidomos pas përpjekjes së fundit për të parandaluar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet në veri.

“Më duhet të them se nuk e kuptoj … Kam respektuar gjithmonë kancelaren Angela Merkel dhe presidentin Emmanuel Macron. Unë jam i sigurt se ata janë më të zgjuar se unë dhe do të mendojnë diçka. Në këtë moment nuk e kuptoj se si dhe për çfarë duhet biseduar me Prishtinën”, tha Vuçiq në Pekin, kur u pyet nëse Prishtina me veprimin e fundit ka dëmtuar takimin e ardhshëm në Berlin.

Të Fundit

Sport

ShowBiz