BallinaJetëSi të qetësoni në kushte shtëpie mishrat e gjakosur; ja 5 përbërësit...

Si të qetësoni në kushte shtëpie mishrat e gjakosur; ja 5 përbërësit natyralë që zëvendësojnë çdo solucion

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Mishrat e gjakosur janë kryesisht rezultat i gingivitit,një sëmundje e zakonshme e mishrave të dhëmbëve. Por, gingiviti është vetëm një fazë e hershme e sëmundjes së mishrave dhe është e plotësisht e shërueshme edhe në kushte shtëpie, ndaj mos e lini të agravojë deri në pikën ku mund të rrezikoni rënien e dhëmbëve.  Nëse simptomat tuaja vazhdojnë pavarësisht nga përdorimi i këtyre përbërësve natyrale në shtëpi,kërkoni ndihmë nga një stomatolog.

1.Aloe Vera
Xheli apo lëngu i aloe verës që mund të blihet edhe në dyqan përmban enzima antibakteriale që ndihmojnë dhe përshpejtojnë procesin e shërimit të mishrave të gjakosur të dhëmbëve . Bëni gargar tre herë në ditë me lëngun e aloe verës e do të shihni përmirësime shumë më shpejt nga se keni menduar.

2.Sodë buke
Bëni një paste duke përdorur ujë dhe sode buke. Masazhoni përzierjen në mishrat e dhëmbëve para se të lani dhëmbët. Alkaliniteti i sodës së bukës ndihmon në neutralizimin e aciditetit të shkaktuar nga bakteret në mishrat e dhëmbëve.

3.Lëng boronicë
Boronica përmban anthocyanins dhe acide fenolike, të njohura për fuqinë anti-mikrobike! Pirja e lëngut të boronicës ndihmon në eleminimin e baktereve përgjegjëse për gingivitin apo problemet e tjera me mishrat e dhëmbëve.

4.Mjaltë
Vendosni pak mjaltë në mishrat e gjakosur dhe lëreni për disa minuta.  Mjalti ka veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale që ndihmojnë në shërimin e mishrave të gjakosur. Përsëriteni këtë gjë disa herë në ditë

5.Gargar me ujë të kripur
Kripë ka veti antiseptike dhe anti-inflamatore e ndihmon në qetësimin  e ënjtjes dhe infeksioneve që shkaktojnë mishrat e gjakderdhjes. Përzieni një apo dy lugë kripë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe bëni gargar të paktën 2-3 herë në ditë. Living

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz