BallinaLajmeZbulohet identiteti i ish-polices së grabitjes së Rinasit

Zbulohet identiteti i ish-polices së grabitjes së Rinasit

Të ngjajshme

Selin apo Brikena, cila do shpallet sonte finalistja e parë?

Sonte mbrëma sytë e të gjithë shikuesve do të...

Simeone konfirmon pesë mungesa për ndeshjen ndaj Barcelonës

Trajneri i Atlético Madrid, Diego Simeone, ka konfirmuar se...

Arrestohen dy shqiptarë me armë me silenciator, po tentonin të hynin ilegalisht në Britani

Dy persona të dyshuar shqiptarë janë arrestuar në Calais të...

Zbulohet identiteti i femrës së vetme që mori pjesë në e grabitjen e 9 Prillit në pistën e Rinasit. Ajo është E.Bici, kjo që shihni në foto. Ka qenë punonjëse e Policisë së Shtetit në vitin 2015. Është shkëputur nga policia me dëshirën e saj.

31-vjeçarja, sipas burimeve nga Prokuroria për Krimet e Rënda, ka pasur rol të rëndësishëm në grabitje. Ajo dyshohet se është personi që ka bërë lëvizjen e parave nga makina më të cilën u larguan grabitësit për në një vend tjetër.
Shuma e parave, sipas hetuesve, besohet se është ende në zonën e Niklës.

Ish-policja besohet gjithashtu se është personi që ka djegur makinën në Bathore, për të shpërqendruar aksionin e policisë. Për ndalimin e saj është duke u zhvilluar një aksion në Tiranë.

E.Bici, në bazë të informacioneve të mbledhura, dyshohet se është njohje e vjetër e Admir Murataj dhe grupit të tij.

Ka dyshime se kishte lidhje intime me njërin nga anëtarët e bandës.

Televizioni Klan mëson se ajo ka marrë pjesë edhe në grabitjen e 9 Shkurtit 2017, ku në rrugën e Rinasit u grabitën rreth 3,8 milionë euro.

Edhe në këtë ngjarje, ajo ka qenë e ngarkuar me transportin e parave.

Ndërsa shkëputja e saj nga puna përkon me grabitjen e parë, që ka bërë grupi i Admir Muratajt, tek një bankë e nivelit të dytë pranë Stacionit të Trenit.

Hetimet kanë zbuluar gjithashtu se grupi që kreu grabitjen, përbëhet nga 17 anëtarë. 9 prej tyre janë identifikuar, ndërsa të arrestuar janë 5.

Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Krimeve të Rënda u zhvillua masa e sigurisë për 3 prej të arrestuarve.

Oltjon Veseli, Renaldo Sulaj dhe Saimir Çela u lanë në burg pa afat, ndonëse mohuan të kenë marrë pjesë në grabitje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz